×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti priti grupin që ka punuar në përmbylljen e Agjendës së Reformave

    FrontOnline
    27 Nëntor 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, kanë organizuar pritje për grupin që ka punuar në përmbylljen e Agjendës së Reformave të Kosovës në kuadër të Planit të Rritjes, duke shënuar kështu suksesin në përgatitjen dhe negocimin e saj.

    Bëhet e ditur se kryeministri Kurti tha se kur është bërë prezantimi zyrtar i këtij instrumenti nga ana e Presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, më 8 nëntor të vitit 2023, të gjithë e kanë kuptuar rëndësinë e tij dhe filluan punën dhe angazhimin në këtë proces.

    “Negocimi i agjendës së reformave dhe Planit të Rritjes në tërësi ka filluar qysh nga nëntori i vitit të kaluar. Ka qenë një proces i ngjeshur i analizimit, draftimit, negocimit, dhe koordinimit të kësaj agjende të reformave, e puna po zhvillohej paralelisht si në Bruksel ashtu edhe në Prishtinë”, u shpreh kryeministri, njofton zyra për informim e Kryeministrit.

    Kryeministri tha se Kosova ka respektuar të gjitha afatet dhe ka dorëzuar në kohë gjithnjë draftet e kërkuara për agjendën e reformave. “Pothuajse në të gjitha rastet Kosova ka qenë e para. Është punuar shpejt, me përgjegjësi dhe pastër si për kostot financiare për secilën reformë ashtu edhe për listën indikative të projekteve investive”.

    Ai po ashtu tha se është bërë një punë e shkëlqyeshme që plani të ketë pronësi, të jetë relevant për nevojat e Kosovës dhe të jetë në harmoni me dokumentet e tjera strategjike e të planifikimit të vendit.

    Në këtë pritje, kryeministri shprehu mirënjohjen e tij të thellë dhe falënderoi të gjithë për punën e shkëlqyer.

    Si rezultat i këtij plani, bazuar në zbatimin e reformave të dakorduara me Komisionin Evropian, Kosova do të përfitojë deri në 882,6 milionë euro.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Nëntor 2024
    Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka ironizuar me paralajëmrimin e zyrtarëve qeveritarë për hapjen e fabrikës së municionit në Kosovë...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar dy automjete si donacion nga Policia Federale Kriminale e Gjermanisë. Zyrtarizimi i dorëzimit të...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Profesori në Universitetin John Hopkins në SHBA dhe eksperti për çështjet e Ballkanit, Edward Joseph, mendon se SHBA dhe BE duhet të...
    Të tjera
    Vip27 Nëntor 2024
    Darka e të nominuarve në shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, do të zhvillohet sonte duke filluar nga...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë në Instagram fotografi nga ceremonia e hapjes së ambasadës së shtetit tonë në...
    Vip27 Nëntor 2024
    Xheneta ka kërkuar nga Pauli, Vullneti dhe Arioni që t’i tregojnë diçka në lidhje me Drilonin. Ajo ka kërkuar të dijë se...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Ministri maqedonas i Drejtësisë, Igor Filkov, ka thënë të mërkurën se fletarrestimet e lëshuara nga INTERPOL-i, me kërkesë të Serbisë, për ish-ushtarët...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Ambasada e Shqipërisë në Kosovë e ka uruar ditën e pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntorin. “Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se sot e ka provuar me biçikletë shtegun e ri të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.