×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti pret në takim Orav, flasin për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

    FrontOnline
    03 Prill 2025

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav. Gjatë bisedës, u theksua përkushtimi i qeverisë kosovare për realizimin e reformave të nevojshme për integrimin në Bashkimin Evropian dhe rëndësia e bashkëpunimit rajonal.

    Në takimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, u diskutua mbi rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian për çka kryeministri theksoi përkushtimin e plotë të qeverisë në zbatimin e reformave.

    “Tutje, shprehu dhe angazhimin e dëshmuar të Kosovës edhe në kuadër të Planit të Rritjes, si një mekanizëm që shtyn përpara integrimin e rajonit në BE, e prej së cilës Kosova do të përfitojë 882.6 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

    Bëhet e ditur se në takim u diskutua dhe mbi aktualitetin politik dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal. Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Orav për bisedën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Prill 2025
    Dje është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Përfaqësuesi i ShBA-së dhe ai i Britanisë së Madhe ndër...
    Lajme09 Prill 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe nga dy muaj të tjerë (secilit veç e veç) Korab Gashit,...
    Lajme09 Prill 2025
    “Nuk e prisja që të zgjaste kaq shumë, veçanërisht faza para-gjyqësore. Jam i bindur se kjo po ndodh sepse është në interesin...
    Të tjera
    Vip09 Prill 2025
    Humoristi nga Kamenica, Gani Gërmia, është bërë pjesë e spektaklit Ferma VIP 2. Në këtë reality shou është edhe TikTok-eri nga Peja,...
    Lajme09 Prill 2025
    Zgjidhni komoditetin dhe kualitetin me fluturimet direkte të PrishtinaTicket nga Nürnberg në Prishtinë, tri herë në javë – çdo të hënë, të...
    Lajme09 Prill 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se Administrata e Donald Trump, me deklaratat e saj po bënë thirrje që Evropa të...
    Lajme09 Prill 2025
    Drejtori ekzekutiv i KDI, Ismet Kryeziu ka kritikuar partitë politike në Kosovë për qëndrimet e tyre se nuk bëjnë koalicion me Listën...
    Lajme09 Prill 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Kushtetutës, duke theksuar rëndësinë e këtij dokumenti themelor si...
    Lajme09 Prill 2025
    Në përvjetorin e Betejës së Koshares, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për rrugën e vështirësisë së...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.