Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka mirëpritur në takim një delegacion të Asamblesë Rajonalë të Evropës, pjesë e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë (APF), të kryesuar nga senatorja belge Anne Lambelin.
Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se gjatë takimit u konfirmuar vlerat e përbashkëta që Kosova dhe Asambleja Parlamentare Frankofonisë ndajnë, përfshirë diversitetin kulturor dhe gjuhësor, të drejtat e njeriut e solidaritetit.
Po ashtu, Kurti ka shprehur vullnetin që institucionet publike arsimore të rrisin kapacitetet e mësimit të gjuhës frënge.
“Kryeministri vlerësoi bashkëpunimin dhe nënvizoi fushën e filmit si fushë me potencial të bashkëpunimit, dhe mësimin e gjuhës frënge si instrument për të njohur dhe përafruar edhe më shumë popujt e dy vendeve, si dhe për të rritur mobilitetin studentëve dhe profesionistëve në shërbim të shkëmbimeve kulturore, rritjes së kompetencave dhe zhvillimit socio-ekonomik. Ai shprehu vullnetin që institucionet publike arsimore të rrisin kapacitetet e mësimit të gjuhës frënge”, thuhet në komunikatë.
Njëherit, anëtarët e delegacionit falënderuan kryeministrin për mikpritjen dhe takimin, dhe shprehën kënaqësinë që për herën e parë APF-ja zhvillon një vizitë të tillë disa ditësh në Kosovë.