Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas telefonatës që pati sot me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Kosova po punon ditë e natë për të siguruar vaksinën antiCovid.
Ai në twitter tha se Ursula von der Leyen, ka konfirmuar angazhimin e Bashkimit Europian për shpërndarjen e vaksinave për qytetarët e Kosovës.
Ndryshe, më parë presidentja e KE-së tha se shumë shpejt pritet të vijnë vaksinat në Kosovë për vaksinimin e personalit shëndetësor dhe personave në nevojë./Front Online
I received a phone call today from @EU_Commission President @vonderleyen who confirmed the EU’s commitment to deliver vaccines for Kosova citizens.
Kosova has received none so far, so we are working day and night to secure them. pic.twitter.com/dpLXDtleSN
— Albin Kurti (@albinkurti) March 27, 2021