×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti po pret që Bislimi ta njoftojë se çka bisedoi në Bruksel

    FrontOnline
    24 Tetor 2024

    Kryeministri Albin Kurti, në një prononcim për media tha se po pret që të njoftohet nga kryenegociatori Besnik Bislimi, se çka është diskutuar në Bruksel.

    Kreu i qeverisë ripërsëriti kërkesat karshi Serbisë për sukses në dialog, duke përmendur nënshkrimin e marrëveshjes bazike dorëzimin e Milan Radojçiqit dhe të grupit të tij kriminal dhe tërheqjen e letrës të ish-kryeministres Bërnabiq.

    “Duhet të presim se çka do të na njoftoj prej atje Besnik Bislimi, zëvendësi im i cili është njëkohësisht edhe kryenegociator”.

    “Për ne më e rëndësishme është siguria legale dhe mirëbesimi në bisedime që nënkupton nënshkrimin e marrëveshjes bazike me aneks të zbatimit, që nënkupton dorëzimin e Milan Rajdojiçiq dhe të grupit të tij kriminal dhe që nënkupton tërheqjen e asaj letrës të ish-kryeministres Bërnabiq kur para BE e 27 shteteve anëtare në Bruksel në mes dhjetorin e të viti të kaluar tha që nuk e zbaton integritetin territorial të Kosovës”, u shpreh Kurti.

    “Kjo është e papranueshme që integriteti territorial të mos respektohet”, ka thënë ai.

    Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, ndodhen në Bruksel për rundin e ri të bisedimeve në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje.

    Njësoj si më herët, rundi i ri nisi me takime dypalëshe. I dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, së pari është takuar me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq.

    Më pas, ai nisi takimin me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi.

    Nëse do të ketë vullnet nga palët, më pas mund të zhvillohet edhe takimi i përbashkët trepalësh.

    Lidhur me këtë takim në nivel kryenegociatorësh, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë të mërkurën se temë do të jetë Marrëveshja e Ohrit./Ekonomia Online

    Nga Rubrika
    Lajme24 Tetor 2024
    Deputeti i pavarur, Haki Abazi tha se ka “tendencë për ngulfatje të demokracisë”, ndërsa komentoi mungesën e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në...
    Lajme24 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se zgjidhja në sektorin e energjisë elektrike nuk është e thjeshtë, por tha...
    Lajme24 Tetor 2024
    Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, ndodhen më 24 tetor në Bruksel për rundin e ri të...
    Të tjera
    Sport24 Tetor 2024
    Edon Zhegrova ishte mbrëmë protagonist në fitoren e Lillet ndaj Atletico Madridit me rezultat 3:1. Ylli kosovar e shënoi njërin prej tre...
    Lajme24 Tetor 2024
    Më 2 nëntor kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza, do të shpalosë programin qeverisës. Konventa e PDK’së...
    Bota/Rajoni24 Tetor 2024
    Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Pocestë të Maliqit. Zjarrfikësit kanë dalur...
    Lajme24 Tetor 2024
    Sot në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita për “skandalet në Korporatën Energjetike të...
    Lajme24 Tetor 2024
    Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita lidhur me “skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës. As në këtë seancë, deputetët...
    Lajme24 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduanin. Në takim, siç njofton KFOR-i, komandanti ka nënvizuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.