×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Planifikojmë të eliminojmë notat për klasat fillore të ulëta

    FrontOnline
    20 Shkurt 2021

    Fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurti sot ka zhvilluar një bisedë me profesorin e Universitetit të Harvardit, Fernando Rimers.

    Temë diskutimi ishte arsimi në Kosovë dhe ndryshimet që duhen bërë.

    Kurti në postimin që bëri në rrjatin social Facebook, u shpreh se në mandatin e ardhshëm synojnë që për fëmijët të kenë shujta falas, të eliminojnë notat për klasat fillore të ulëta, kurrikulat e reja etj.

    Postimi plotë:

    Arsimi është sistem në të cilin kalojmë të gjithë. Pata kënaqësinë të zhvilloja një bisedë me Fernando M. Reimers, profesor në Universitetin e Harvardit që nga viti 1998. Ai udhëheq programin e Politikave Ndërkombëtare të Arsimit në nivelin pasuniversitar dhe është anëtar i Komisionit të UNESCO-s mbi të Ardhmen e Arsimit. Hulumtimet dhe librat e shumtë të profesorit Reimers përqendrohen në përgatitjen e fëmijëve dhe të rinjve për shekullin 21 përmes intervenimeve në arsimin publik. Publikimet e tij përfshijnë ‘Edukimi i Nxënësve për ta Përmirësuar Botën’, ‘Letra për një Ministër të Ri të Arsimit’ dhe ‘Menaxhimi i Arsimit gjatë COVID-19’.Diskutuam gjatë mbi sfidat e arsimit dhe politikat që i planifikojmë për mandatin e ardhshëm, duke filluar nga shujtat falas për të gjithë fëmijët, eliminimi i notave për klasët fillore të ulëta, kurrikulat e reja dhe edukimi dual që ndërlidh aftësimin profesional me tregun e punës.

    Në takim, Reimers theksoi rëndësinë e reformave të njëkohshme në tri sfera të jetës publike: sundimi i ligjit, ekonomia dhe arsimi. Këto të trija, kur funksionojnë siç duhet e të bashkërenduara, përbëjnë potencialin më të madh të zhvillimit në Kosovë. E dimë se shumica e klasëve në shkolla janë të mbingarkuara, dhe një reformë që propozoi profesori Reimers e që ka funksionuar për shtetet e ngjashme është angazhimi i asistentëve për mësimdhënësit e të gjitha niveleve.

    Lëvizja VETËVENDOSJE! planifikon të nxit studentët më të mirë të nivelit Master të angazhohen në mësimdhënie, dhe të ofrojë përgatitje profesionale të vazhdueshme në nivel kombëtar për të gjithë. Gjithashtu u diskutua rëndësia e leximit, e qasjes në libra në çdo klasë, për çdo fëmijë, si dhe koha e dedikuar për lexim gjatë orarit mësimor. Leximi është për mendjen ajo që ushqimi është për trupin. Bibliotekat e reja dhe të furnizuara për të gjitha shkollat janë prioritet qeveritar yni për arsimin.Për fund, Reimers theksoi që arsimi arrin objektivat e saj vetëm kur përfshihet i gjithë komuniteti.

    Shkolla e lagjes mund të bëhet qendër e komunitetit. Të gjithë kemi përgjegjësi ndaj fëmijëve dhe të rinjve, jo vetëm si shërbyes publik, por si prindër, banorë dhe qytetarë. Andaj duhet angazhimi i secilit për të mbështetur nxënësit me dashuri, aktivizëm dhe prezencë kolektive.

    https://www.facebook.com/albini2017/posts/1075636032936280

     

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Anëtari i Komisionit për Administratë Publike, Isak Shabani, ka kritikuar Qeverinë për rritjen e numrit të anëtarëve në KPMSHC. Deputeti i PDK-së,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Dje në mesditë në fshatin Sharban të Prishtinës është arrestuar një i mitur, për posedim të armës pa leje. Sipas policisë, i...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Një rast i dhunës në familje ka ndodhur të mërkurën në Gjakovë. Dy motra raportohet se janë përleshur fizikisht mes vete. Sipas...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i Komisionit Parlamentar për Administratë Publike nga radhët e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Valon Ramadani, thotë se arsyeja kryesore e rritjes së anëtarëve...
    Kronika14 Nëntor 2024
    Dy persona mbetën të vrarë mbrëmë në Klinë, si pasojë e gjuajtjeve me armë. Viktimat ishin familjarë mes vete, ndërsa dorasi ishte...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Prokurori i Posaçëm Jack Smith dhe anëtarët e ekipit të tij planifikojnë të japin dorëheqjen para se Presidenti i zgjedhur Donald Trump...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komisioni i Posaçëm sot do të intervisitojë disa kandidatë. Bëhet fjalë për kandidatët për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese Intervistimi nis nga ora...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gjatë ditës së sotme është paraparë që të mblidhen pesë komisione të Kuvendit të Kosovës. Bëhet fjalë për Komisionin për Ekonomi, Industri,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mëngjesin do ta nisin me vizitë në QKUK. Nga ora 08:30,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.