Gazetari Lavdim Hamidi i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili sot deklaroi se shpenzimi i karburantit për automjete për vitin 2023 për nivelin qendror dhe lokal është 10.47 milionë euro.
Hamidi ka shkruar se rreth 40 milionë euro arrijnë shpenzimet për derivate të naftë gjatë mandatit katër vjeçar të Qeverisë “Kurti”.
Tutje, Hamidi duke ju referuar raportit vjetor financiar të vitit 2023 të përgatitur nga Ministria e Financave, ka treguar se sa milionë euro janë shpenzuar për derivate të veturave gjatë mandatit të pushteti aktual.
“Te raporti Vjetor Financiar i vitit 2023, të cilin e ka përgatitur Ministria e Financave, në faqen 26 shkruan:
Shpenzimet për derivate për vetura janë si në vijim:
Viti 2023 janë shpenzuar 10.5 milionë €
Viti 2022 janë shpenzuar 11.3 milionë €
Viti 2021 janë shpenzuar 7.6 milionë €
apo rreth 29.5 milionë € për tri vite”, ka shkruar Hamidi në “Facebook.
Shkrimi i plotë: