×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti për Ukshin Hotin: Busullë që na tregon cila është rruga e drejtë në politikë

    FrontOnline
    17 Qershor 2021

    Në 78-vjetorin e lindjes së veprimtarit Ukshin Hoti po ekspozohen disa nga rrobat që ai më së shumti i kishte veshur. Në njërën nga dhomat e shtëpisë muze në Krushë të Madhe, tani e tutje do të ruhet më mirë xhemperi dhe kostumi me të cilin e mbajnë mend të gjithë ditën kur Ukshin Hoti u lirua nga burgu për herë të parë.

    Kryeministri Albin Kurti atë po e konsideron busullë e cila tregon se cila është rruga e drejtë në politikë dhe shoqëri.

    Shefi i ekzekutivit në këtë përvjetor ka vizituar shtëpinë muze dhe ka bërë nderime pranë bustit të Ukshin Hotit. Ai bashkë me deputetin Avni Dehari kanë shfaqur veshjet e Hotit në kornizën prej xhami.

    Kurti: Baca Ukë nuk ka varr, rrobat e tij do të qëndrojnë në muze

    “Erdhëm të bëjmë nderime këtu te busti i tij në shtëpinë muze, sepse baca Ukë nuk ka varr. Vazhdon të jetë i pagjetur sepse u zhduk me dhunë pas lirimit nga burgu në maj të vitit 1999. Jemi këtu jo vetëm për të shënuar ditëlindjen e tij për njëkohësisht edhe për të shfaqur rrobat e tij të cilat tash do të qëndrojnë në muze. Bëhet fjalë për xhemperin më të dashur që e ka pasur dhe gjithashtu për një kostum që ai e ka veshur menjëherë pas daljes nga burgu i parë dhe pranë atij kostumi që tash ndodhet i ekspozuar në shtëpinë muze ndodhet edhe fotografia ku ai e ka pasur të veshur atë kostum në një koncert të Shkurte Fejzës në Kërçovë”, ka thënë Kurti.

    Kurti ka shtuar se Ukshin Hoti është një figurë e jashtëzakonshme e kombit, me një jetë vepër dhe me librat e tij të cilat duhet rilexuar.

    Kurti: Baca Ukë është një busullë që na tregon cila është rruga e drejtë në politikë e shoqëri

    “Baca Ukë është një busullë e cila na tregon se cila është rruga e drejtë në politikë dhe shoqëri. Por gjithashtu është edhe një figurë e cila brezave të ardhshëm jo vetëm politikanëve, t’iu mësohet nga institucionet tona. Posaçërisht nga sistemi arsimor meqenëse nuk ka një tjetër si ai”, ka shtuar Kurti në Krushë të Madhe.

    Kurti në Krushë të Madhe është shoqëruar nga deputetë të tjerë dhe familjarë të Ukshin Hotit, ku mes tjerash ka thënë se sot po shënojnë edhe përmbylljen e “Javës së Lëvizjes”.

    Zhdukja e Ukshin Hotit mbetet e mistershme. Ai punoi për filozofinë e çlirimit të Kosovës, ishte i përndjekur vazhdimisht nga forcat jugosllave. Nga maji i vitit 1999 nuk dihet gjë për fatin e tij.

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se sot do të mbahet seancë urgjente në këtë komunë. Zeqiri ka...
    Lajme26 Prill 2024
    Sot do të mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”. Siç ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes,...
    Lajme26 Prill 2024
    Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamentare, Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shkuar në Gjakovë për të festuar 34 vjetorin e themelimit të dëgës aty. Ai është shprehur...
    Kronika25 Prill 2024
    Një grua nga Ferizaj ka raportuar se burri i saj është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e tij. Ajo...
    Sport25 Prill 2024
    Federata e Futbollit e Kosovës ka lëshuar një komunikatë, lidhur me rastin e rrahjes së drejtorit sportiv të Dritës, Valon Zymberit me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.