Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Costa është nikoqir I darkës me liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe me kryeministrin e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thnë se Kosova është e përgatitur dhe e përkushtuar që të përparojë në rrugën drejt BE-së.
“Në Bruksel pata kënaqësinë që të takoj dhe të bashkëbisedoj me Presidentin e ri të Këshillit Evropian, António Costa, i cili sonte është gjithashtu nikoqir i darkës me liderë të Ballkanit Perëndimor”.
“Kosova është e përgatitur dhe e përkushtuar që të përparojë në rrugën drejt BE-së. Duke e uruar për detyrën e re dhe suksese të shumta gjatë angazhimit të tij, i ofrova bashkëpunim të ngushtë dhe të sinqertë, gjersa vendi ynë mbetet i palëkundur në përkushtimin për integrim brenda familjes evropiane, aty ku Kosova përket”, ka shkruar Kurti në Facebook, të martën.