Kandidati i VV’së për kryeminsitër, Albin Kurti, ka komentuar rastin e tubimit në Skenderaj, ku ky i fundit nuk u mirëprit. Disa qytetarë gjuajtën gjësende në drejtim të Kurtit.
Kurti tha se për në atë tubim nuk është përcjellur nga njësiti special i Policisë së Kosovës.
“Kurfar njësiti special nuk më ka përcjellur mua në Skenderaj. Kam shkuar me një veturë të policisë si gjithmonë, siç isha sot në Ferizaj”, është shprehur Kurti.
Tutje, Kurti tha se problem për të ishte numri i madh i qytetarëve për shkak se, sipas tij, lokali i shte i vogël.
“Kishim paralajmëruar një tubim atje me qytetarë në një lokal që ishte i mbushur përplot. Problemi që pata gjatë tubimit atje, ishte thjesht lokali i vogël për numrin e madh të qytetarëve që merrnin pjesë. Kam dëgjuar zhurmë për jashtë që më kanë gjuajtur me gjësende”, Ka thënë Kurti në Dukagjin.