Kryeministi i Kosovës, Albin Kurti, sot nga gazetarët është pyetur rreth publikimit të incizimeve ku shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari- Lila, me ndërmjetësim të Slavko Simiqit, dëgjohet duke folur me terroristin Millan Radojiçiq.
Ai tha se është “situatë e montuar”.
“Unë vete nuk i kam dëgjuar, por qytetarët e dinë se kush ka bashkëpunuar me Radojiçiqin dhe e kanë shumë të qarte pse Radojiçiq ka ikë tash e dikur ishte në kryeministri. Ajo është një situatë e montuar dhe Radojiçiq këtë muaj i bënë 9 muaj që ndodhet i lirë në Serbi dhe trynisa do duhej të ishte që në Kosovë të ketë aktakuzë dhe të arrestohet”, tha ai.
Ai shtoi se zëdhënësi i VV’së, Arlind Manxhuka, e “ka dhënë përgjigjen e saktë”.
Kurti u pyet nëse do të merren masa ndaj Kusarit.
“Unë jam kryetar i VV’së dhe Mimoza nuk është anëtare e VV’së. Edhe po të ishte, për këso gjërash ka komisione. VV nuk e ka kryetarin diktator. Po e kuptoj që po përpiqeni të dramatizoni me cdo kusht disa sekonda të një bisede që nuk e di si është marrë e ku është marrë, e si u prerë e nga kush u organizua”, tha Kurti.