Kryeministri Albin Kurti dhe kabineti i tij qeveritar ka bërë homazhe tek varri i veprimtarit Adem Demaçi.
Kurti pas homazheve tha se Demaçi ishte simbol i rezistencës dhe veprimtar më i shquar i çështjes kombëtare.
Ai shton se kontributi i Demaçit do të mësohet dhe kultivohet ndër brezat e veprimtarëve.
“24 marsin sivjet, si qeveri e re e nisëm tek njëri Adem, Adem Jashari e po e përfundojmë tek tjetri Adem, që në një mënyrë është edhe i njejti Adem Demaçi. Demaçi, simboli i rezistencës sonë dhe veprimtar më i shquar i çështjes kombëtare i cili e kishte një jetë të tërë vepër për interesin tonë të përgjithshëm. Pavarësisht burgosjeve të gjata që së bashku bëjnë 28 vjet, nuk u ndal, nuk u lodh e nuk u thye asnjëherë. Kujtimi për të është i përjetshëm dhe padyshim që kontributi i bacës Adem do të mësohet e do të kultivohet ndër brezat e veprimtarëve përgjatë gjithë shekullit”, deklaroi Kurti pas homazheve tek varri i Demaçit.