×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Pas liberalizimit të vizave s’pati rritje të ikjeve nga Kosova, përkundrazi ka gjithnjë e më shumë njerëz që po kthehen

    FrontOnline
    05 Tetor 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në  një konferencë të titulluar “Paqja, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor”. Kurti në fjalën e tij ka folur edhe për liberalizimin e vizave, duke thënë se ka dalë ashtu siç ishte parashikuar për aspektin e emigrimit.

    Sipas Kurtit, pas liberalizimit nuk është rritur numri i kosovarëve që e kanë lëshuar vendin përgjithmonë dhe sipas tij, ka gjithnjë e më shumë njerëz që po kthehen në Kosovë.

    Në fjalën e tij Kurti i ka bërë thirrje mërgatës që të investojnë në Kosovë për të fituar.

    “Liberalizimi i vizave njëmend ua lejon qytetarëve që të jenë afër vendeve perëndimore dhe të kalojnë kohë në shtete ku kanë familje, miq, apo mundësi shkëmbimi profesional, por padyshim pa u zhvendosur përfundimisht. Dhe pikërisht ashtu siç e patëm paraparë liberalizimi i vizave për Republikën e Kosovës nuk e ka rritur migrimin. Përkundrazi, ka njerëz që shkojnë veçse në mënyrë të rregullt dhe ka gjithnjë e më shumë njerëz të cilët kthehen. Me këtë rast unë bëj thirrje edhe njëherë mërgatës tonë që për dallim prej para tri dekadave kur ju thoshim kontribuoni duke sakrifikuar, tash ju themi investoni për të fituar. Ata janë pjesë e zhvillimit edhe rritjes sonë dhe ne dëshirojmë që këtë po ashtu ta rrisim e ta zhvillojmë”, ka thënë Kurti./Express/

     

    Falja e Fitër Bajramit në “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, festë me tekbire e ilahi
    Nga Rubrika
    Lajme05 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, qëndroi në Rugovë me 100 të rinj e të reja, në përgatitjet finale para...
    Lajme05 Tetor 2024
    “Gripi, në raste të caktuara, mund të jetë një sëmundje shumë serioze dhe mund të komplikojë gjendjen shëndetësore të personave me sëmundje...
    Lajme05 Tetor 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka përsëritur thirrjen e tij se edhe pse ka reshje mbi vendin tonë, vërshime nuk do të ketë....
    Të tjera
    Lajme05 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij para anëtarësisë së LVV-së në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ka folur edhe...
    Lajme05 Tetor 2024
    Kryetarja e partisë së vogël “Alternativa”, Mimoza Kusari-Lila, të cilës Kurti ia kishte besuar drejtimin e Grupit Parlamentar të LVV-së në Kuvendin...
    Lajme05 Tetor 2024
    “Dhe pikërisht ashtu siç e patëm paraparë liberalizimi i vizave për Republikën e Kosovës nuk e ka rritur migrimin. Përkundrazi, ka njerëz...
    Lajme05 Tetor 2024
    Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në fjalimin e tij gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë, tha se kërkon nga bashkëpartiakët...
    Lajme05 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë sot në seancën plenare të Samitit të Krerëve të Shteteve të Frankofonisë, ku ndër tjera ka...
    Lajme05 Tetor 2024
    Tabela të mençura me informacione që tregojnë për vendparkimet e lira apo jo, tashmë janë të vendosura në disa rrugë të Prishtinës....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.