×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti paralajmëron takime me “të tjerët” pasi foli me Rexhepin e Rashiqin për formimin e Qeverisë

    FrontOnline
    02 Prill 2025

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se ka nisur takimet me krerë të partive politike për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

    I pyetur nga gazetarët sot në Rezinë të Gjakovës ku shkoi për të përuruar një çerdhe, Kurti përmendi vetëm dy takimet që pati sot me krerë të partive joshumicë.

    Duke mos e specifikuar se më kë do të takohet në të ardhmen, Kurti paralajmëroi vazhdimësi të takimeve mbi këtë çështje.

    “Kemi filluar me takime zyrtare me krerë të partive politike, paradite kanë qenë Emilja Rexhepi dhe Nenad Rashiq, do të vazhdojmë edhe me të tjerët”, tha Kurti.

    Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është caktuar më 15 prill. Menjëherë pas formimit të Kuvendit, partia e Kurtit si fituese e zgjedhjeve është mandatare për formimin e Qeverisë.

    Lëvizja Vetëvendosje si e vetme nuk do të mund të krijojë qeverinë pa ndonjë koalicion. Megjithatë, dje nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, u shpreh optimist se i kanë votat për votimin e Qeverisë Kurti 3./Express/

    Nga Rubrika
    Lajme05 Prill 2025
    Gjykata e Apelit e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka aprovuar  pjesërisht ankesën e Prokurorisë ndaj vendimit për konfirmimin...
    Lajme05 Prill 2025
    Protestë Qytetare Kundër Rritjes Së Çmimit Të Energjisë Elektrike! Asnjë cent më shumë’’, ishte pankarta kryesore që protestuesit e mbanin sot në...
    Lajme05 Prill 2025
    Shtatorin e vitit të kaluar, policia pati gjetur një plantacion narkotikësh në fshatin Sferkë të Klinës. Në atë rast u pat konfiskuar...
    Të tjera
    Lajme05 Prill 2025
    Numër i madh i qytetarëve kanë dal në protestën e sotme të thirrur në Prishtinë për të shfaqur kundërshtimin ndaj shtrenjtimit të...
    Lajme05 Prill 2025
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, i është bashkuar sot protestës kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike. Berisha...
    Lajme05 Prill 2025
    Aktivisti Besnik Shabiu nga “Asnjë cent më shumë”, i ka bërë të ditura edhe një herë kërkesat e qytetarëve lidhur me çmimin...
    Lajme05 Prill 2025
    Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës është duke u zhvilluar para objektit të Qeverisë, ashtu siç ka qenë e paralajmëruar. Një nga organizatorët...
    Lajme05 Prill 2025
    Ka vdekur ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haki Limani, i njohur si komandant “Plaki”. Bëhet e ditur se varrimi i të...
    Lajme05 Prill 2025
    Qytetarët janë mbledhur në sheshin ‘‘Skënderbe’’ për protestën që është thirrur kundër shtrenjtimit të rrymës. Pjesëmarrësit shihen të mbajnë pankarta me mbishkrime...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.