×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kurti paralajmëron pagën e 13-të në fund të marsit, sindikatat kërkojnë zbatim pa vonesa

    FrontOnline
    02 Mars 2026

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, më 01.03.2026, paralajmëroi se paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik do të shpërndahet në fund të muajit mars.

    Ai tha se përmbushja e zotimeve të fushatës elektorale në zgjedhjet e parakohshme ka nisur me miratimin e Buxhetit për vitin 2026, i cili është në vlerë rreth 4 miliardë euro.

    Më 20 shkurt të këtij viti, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Buxhetin për vitin 2026, i cili parashikon edhe ekzekutimin e pagës së 13-të për punonjësit e sektorit publik.

    Derisa, Presidentja Vjosa Osmani e ka dekretuar të premten Ligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

    Përfaqësuesit e sindikatave shprehen se pagesa është e paraparë në ligj dhe nuk ka arsye për vonesa, duke kërkuar nga institucionet që zotimi i dhënë të zbatohet pa zvarritje dhe me transparencë të plotë.

     

    Kreu i SBASHK-ut: Në pritje të pagës së 13-të, ta shohim a do ta mbajë fjalën Kurti

    Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj ka deklaruar për “Front Online” se deri më tani nuk ka pasur asnjë takim me ministrin e ri, Hekuran Murati, për të biseduar lidhur me ekzekutimin e pagës së 13-ta.

    “S’kemi pas ndonjë takim se Ministri ende nuk ka formuar kabinetin. Jemi në pritje që të kemi takimin e parë me të”, tha ai.

    Ai thotë se punëtorët e arsimit janë në pritje të realizimit të premtimit për pagën e 13-të, premtim që është dhënë nga kryeministri Albin Kurti.

    “Punëtorët janë në pritje të pagës së 13 te shohim a po e mbajnë fjalët apo jo se kanë premtuar që kur miratohet buxheti do të dalin pagat”, ka deklaruar Jasharaj.

     

    Ali Gashi: S’ka logjikë të vonohet paga e 13-të, është përfshirë në buxhet

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ali Gashi, në një prononcim për “Front Online” tha se paga e 13-të për punëtorët e administratës publike duhet të ekzekutohet gjatë muajve mars ose prill.

    Gashi shprehet se nuk ka asnjë arsye për vonesa të mëtejshme.

    Ai bëri të ditur se deri më tani nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar nga ministria e financave.

    “Do duhej të dalë në muajin mars ose në prill sepse e kanë përfshirë edhe në buxhet, s’ka logjikë të vonohet më shumë. Nuk kemi pas komunikim nga Ministria apo dikush tjetër. Kjo duhet të jetë çështje e kryer pasi është e përfshirë në Ligjin për Buxhet”, ka thënë ai.

     

    Sindikata e Policisë: Presim mbajtjen e premtimit të Kurtit për pagën e 13-të

    Avdi Hoti, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, është shprehur për “Front Online” se deri më tani nuk kanë zhvilluar takime me përfaqësues institucionalë lidhur me ekzekutimin e pagës së 13-të për zyrtarët policorë.

    Ai tha se pagesa e 13-të ka qenë pjesë e premtimeve elektorale dhe se tashmë është e përfshirë në buxhetin e miratuar.

    “S’kemi pasur takime. Po presim në fund të marsit të dal paga e 13-të, ashtu siç është premtuar. Premtim elektoral ka qenë dhe i ka fituar zgjedhjet, prandaj duhet të realizohet pasi është e planifikuar edhe në buxhet dhe është miratuar ku është edhe paga e 13”, tha Hoti për “Front Online”.

     

    Kreu i zjarrfikësve: Mbetet të shihet nëse do të ekzekutohet paga e 13-të

    Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka tha për “Front Online” paga e 13-të për zjarrfikësit është premtuar të ekzekutohet bashkë me pagën e muajit mars, por mbetet të shihet nëse ky zotim do të realizohet.

    Sipas tij, deri më tani nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar nga Ministria e Financave lidhur me këtë çështje.

    “Ai e ka premtuar, në bazë të deklaratave ka me qenë me pagë të marsit, mbetet ta shohim a po i ekzekutojnë apo jo, pasi kanë premtuar vetë kështu. Komunikim s’kemi pas me dikë nga Ministria. Po presim a ka qenë premtim elektoral apo jo”, u shpreh Beka për “Front Online”.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka sqaruar se pagën e 13-të do të mund ta marrin vetëm ata të cilët paraprakisht kanë 12 muaj punë.

    Murati ka deklaruar se ata të cilët kanë më pak se 12 muaj punë, atëherë këtë pagë do të mund ta marrin në vitin e ardhshëm.

    “Kjo parashihet që paga e 13-të vjen për ata që i kanë marrë 12 paga. Me fjalë të tjera, nëse dikush ka filluar rishtazi do ta marrë pagën e 12-të në vitin e ardhshëm. Kështu që kjo është e paraparë që paga e 13-të paguhet për punëtorët që marrin pagë nga buxheti i shtetit, por që kanë punuar së paku 12 muaj, para se të paguhet paga e 13-të”, tha ai në një deklarim për media pas mbledhjes së Qeverisë./Front Online

     

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu kishin kërkuar nga gjyqtari i vetëm në çështjen gjyqësore të tyre që të ndryshojnë kushtet...
    Lajme03 Mars 2026
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i dytë i Prokurorisë në gjykimin ndaj Hashim Thaçit,...
    Lajme03 Mars 2026
    Policia e Kosovës, ka ofruar statistikat për numrin e aksidenteve dhe gjobave përgjatë muajit shkurt në rajonin e Ferizajt. Aty njoftohet se...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Oda Ekonomike e Kosovës ka shprehur shqetësimin lidhur me situatën aktuale politike në vend dhe mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja....
    Lajme03 Mars 2026
    Kryeministri Albin Kurti është duke u takuar edhe sot më kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Takimi po zhvillohet në Kuvend, për të...
    Lajme03 Mars 2026
    Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, Forca e Sigurisë e Kosovës do të rreshtojë kuadratet e saj në një ceremoni...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Ushtria izraelite thotë se ushtarët e saj po “operojnë në Libanin jugor”. Ajo thotë se trupat e saj janë pozicionuar në disa...
    Lajme03 Mars 2026
    Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi ka njoftuar se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e Emirateve të Bashkuara...
    Sport03 Mars 2026
    Aeroplani luksoz privat i Cristiano Ronaldos, me vlerë rreth 61 milionë funte (afro 70 milionë euro), u largua nga Arabia Saudite në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.