Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim ambasadorin e Italisë në Prishtinë Nicola Orlando.
Diplomati italian me këtë rast konfirmoi përkrahjen e vendit të tij për Kosovën dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë italiane për të vazhduar dhe avancuar edhe më tutje bashkëpunimin e tanishëm.
Ndërsa, Kurti tha se Italia është partner i rëndësishëm për Kosovën dhe se në këtë drejtim e siguroi që qeveria e udhëhequr nga ai është e gatshme dhe e përkushtuar për bashkëpunim ndërshtetëror në fushat me interesa të përbashkëta, teksa falënderoi ambasadorin italian për ndihmën e vazhdueshme ndaj Kosovës.