Kryetari i VV’së Albin Kurti po mban tubim elektoral në Skenderaj.
Por atje, kandidatit të VV’së për kryeministër i është dashur mbrojtja nga Njësia Speciale e Kosovës.
Në pamjet që ka siguruar Gazeta Express shihet se tubimi i Kurtit është ruajtur nga Njësia Speciale.
Qytetarë të shumtë kanë brohoritur Thaçi, Thaçi dhe UÇK.
Kurti njihet si kritik i ashpër i ish-presidentit Hashim Thaçi i cili ka mbështetje të madhe në Drenicë.