Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje që ka dalë fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit në konferencë për media i pyetur rreth dialogut me Serbinë ai është shprehur se nuk e ka prioritet një gjë të tillë.
Kurti është shprehur se prioritet e ka drejtësinë dhe punësimin.
“Në të gjitha matjet që janë bërë del se tek qytetarët e Kosovës dialogu qëndron në vendin e 6-të ose të 7-të të prioriteteve. Ne jemi votuar nga këta qytetarë, andaj prioritet e kemi drejtësinë dhe punësimin”, tha Kurti.
Ai ndër të tjera tha se do të presë certifikimin e rezultateve për ta formuar qeverinë.