×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Nuk do t’i kënaq miqtë e Putinit

    FrontOnline
    05 Qershor 2023

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur sërish për situatën në veri.

    Një artikull për situatën e veriut i ka kushtuar edhe gazeta britanike “The Times”.

    Artikulli i gazetarit Richard Spencer, “Nuk do t’i kënaq miqtë e Putinit”.

    Shkrimi nis duke e përshkruar dukjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

    “Kryeministri i Kosovës e ka dukjen e një nxënësi të shkollës që është lënduar sepse ka menduar që ka bërë gjithçka mirë për t’u përshtatur e megjithatë e kupton se askush s’e do”, tha Kurti.

    Tutje thuhet se Kurti është “i papenduar” për veprimet e tij, e ku në artikull flitet edhe për masat e ShBA-së, ndër të tjera përjashtimi i FSK-së nga një ushtrim (Defender Europe 23), i udhëhequr nga NATO-ja.

    “Na vyen ndihma e ShBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së. Por kjo ndihmë nuk duhet të jetë në drejtimin e kënaqjes së autokratëve.”, ka thënë Kurti.

    Spencer përshkruan krejt zhvillimet e fundit në Kosovë dhe veprimet e kryeministrit Kurti që sipas tij kanë bërë që ai të denoncohet ashpër nga zyrtarët perëndimorë, bile edhe më ashpër se fjalët që i kemi dëgjuar në publik.

    “Emisarët e Perëndimit shpërthyen, duke e quajtur Kurtin të papërgjegjshëm, dhe privatisht, edhe më keq.”

    Gazetari thekson se i pari i qeverisë së Kosovës ia përsëriti atij të njëjtat fjalë, duke mos u lëkundur nga qëndrimet.

    Por, diplomatët duket se po ashtu janë të rëndë në komente.

    Por, (kriza e fundit) nuk e ka vënë vetëm Kurtin kundër Vuçiqit, por e ka vënë edhe Kurtin kundër forcave që me intervenimin e tyre ushtarak kundër ish-liderit serb Sllobodan Millosheviq më 1999, çuan drejt pavarësisë së Kosovës”, shkruan gazetari Spencer.

    “Diplomatët thonë që Kurti, 48 vjeçar, që garoi me premtimin për anti-korrupsion, po provon ta bëjë veten si Zelenskyin e ri. Ata thonë që Kosova është shumë ndryshe nga Ukraina, enklava serbe më shumë si Irlanda e Veriut se sa si Donbasi. Të kërkosh nga serbët që ta harrojnë Beogradin është njësoj si të kërkosh nga katolikët irlandezoveriorë që ta harrojnë Dublinin.”, shkruan tutje në artikullin e The Times përcjell Klankosova.tv

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Sot shënohet 14-vjetori i rënies së heroit Enver Zymeri dhe Dita Memoriale e zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës Në...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar masën e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit. Përmes një postimi...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar në detyrë sot në mëngjes bënë homazhe dhe vendosen lule pranë varrit...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Policia e Kosovës e ka cilësuar si “kanosje” një përplasje mes një qytetari dhe deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, dje në një...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kategoritë e dala nga lufta, OVL, SHIL dhe SHFD, kanë ritheksuar edhe një herë vendosmërinë e tyre që nuk do të qëndrojnë...
    Lajme26 Korrik 2025
    Policia e stacionit në Ferizaj ka njoftuar se ka reaguar pas një rasti të raportuar të sulmit fizik dhe lëndimit të rëndë...
    Lajme26 Korrik 2025
    Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin e tij për situatën aktuale politike në Kosovë, me theks të vecantë vonesat në formimin e institucioneve,...
    Lajme26 Korrik 2025
    Një person, derisa ishte në krye të punës si sigurim në një kafiteri, ka pësuar lëndime të rënda pasi katër të dyshuar...
    Kronika26 Korrik 2025
    Një burrë është arrestuar të premten në Prishtinë, nën dyshimin se i njëjti për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësore, ka fyer dhe...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.