Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendëskryeministrat ministrat e kabinetit qeveritar kanë bërë homazhe në Prekaz.
Nga atje Kurti ka thënë se drejtësia në kërkim të Serbisë ende nuk është vënë në vend, shkruan Front Online.
““Drejtësia për këtë krim të Serbisë nuk është vënë në vend ashtu sikurse për shumë dëshmorë e martirë të tjerë anë e mban Kosovës. Gjaku i tyre nuk humbet kurrë, emri i tyre nuk harrohet kurrë e ne kthehemi e rikthehemi këtu në Prekaz për ta kuptuar se prej nga vijmë e për ta ditur më mirë se kah duam të shkojmë ”, ka deklaruar Kurti.
Sipas tij rënia e familjes Jashari e ngriti në këmbë popullin shqiptar dhe e zgjoi ndërgjegjen ndërkombëtare e cila më 24 mars 1999 drejtoi Aleancën më të fuqishme kundër një shteti gjenocidal siç ishte Serbia”, ka shtuar Kurti.
Në ora 09:30 Kurti bashkë me ministrat e tij do të bëjë homazhe edhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.
Ndërsa në ora 11:15 kryeministri me kabinetin qeveritar bën homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova në Prishtinë.
Homazhe do të bëjnë edhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi në Prishtinë./Front Online