Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë homazhe në kompleksin e familjes Jashari.
Kurti, nga atje ka thënë se padrejtësitë që po i bëhen UÇK-së, nuk do të na dobësojnë.
“Sot në Prekaz ishim me Shqipen, pa Rexhën, e cili me 28 nëntor bëri shpalljen publike të UÇK-së. Padrejtësia ndaj atyre që e shpallën UÇK-në, nuk do të na dobësoj, sepse patjetër do të ngadhënjejmë”, u shprehë Kurti.
23 vjet më parë Rexhep Selimi së bashku me Daut Haradinajn dhe heroin, Mujë Krasniqi, për herë të parë bën daljen e parë publike të UÇK-së./FrontOnline/