Albin Kurti nga Podujeva e ka uruar fituesin e zgjedhjeve në këtë komunë, Shpejtim Bulliqin.
Kurti ka thënë se sot nuk ka fituar Bulliqi, por qytetarët e kësaj komune. Lideri i Vetëvendosjes e ka vlerësuar si fitore referendumi triumfin e Bulliqit.
“I dashuri kryetar i ri i komunës, Shpejtim Bulliqi, të dashur aktivistë të Vetëvendosjes, sonte ka fituar Podujeva, qytetari i saj, i cili fitoi vendosi për Bulliqin kryetar të ri. Këtu po fillon Lëvizja Vetëvendosje dhe qeverisja e mirë.
Kjo nuk është zgjedhje, kjo që ka ndodhur sonte është referendum. Jo vetëm sonte, por edhe në ardhmen do ketë referendume. Do ketë referendum sepse populli është përcaktuar për Vetëvendosjen.
Ju falënderoj të gjithë juve dhe gjithë ata që janë në shtëpi të tjerët. Nuk ka fituar Shpejtimi, por keni fituar ju. Ne nuk po e marrim komunën, por po ua kthejmë juve komunën” ka thënë Kurti në Podujevë.