Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka nënshkruar vendimin për hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe laboratorin mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilot në Republikën e Kosovës, raporton Front Online.
Kurti potencoi se ky vendim është i rëndësishëm dhe hap i domosdoshëm për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të ushtrisë.
“Ditën e Forcës së Kosovës po e shënojmë me një vendim të rëndësishëm dhe një hap të domosdoshëm për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të ushtrisë sonë. Komisioni ndërministror i përbërë nga ministri i Mbrojtjes, ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe ministri i Punëve të Brendshme, do të nisë procedurat e nevojshme për hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe për laboratorin mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilot në Republikën e Kosovës. Gëzuar Ditën e Forcës!”, njoftoi Kurti në Facebook. /FrontOnline/