×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në takim me Spiropalin flet për “marrëdhënie vëllazërore”, ajo i thotë se është intensifikuar bashkëpunimi mes parlamenteve

    FrontOnline
    11 Shtator 2024

    Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në një takim në zyrën e tij në Qeveri kryeparlamentaren e re të Shqipërisë, Elisa Spiropali.

    Zyra e Kryeministrit ka dërguar pamje të takimit, në të cilat Kurti dëgjohet teksa i thotë Spiropalit se “Kosova dhe Shqipëria kultivojnë marrëdhënie vëllazërore”.

    “Na bëhet shumë qejfi që e keni përzgjedhur Kosovën si vizitë të parë zyrtare. Kosova dhe Shqipëria kultivojnë marrëdhënie vëllazërore të cilat shprehen në çdo aspekt të ekonomisë, sigurisë, mbrojtjes, arsimit, kulturës, tregtisë, por edhe të dy kuvendeve tona si vendet ku përfaqësohet populli për politika të cilat i shërbejnë popullit tonë”, thotë Kurti.

    Spiropali, ndërkaq, thotë se niveli i bashkëpunimit mes parlamenteve “është intensifikuar vitet e fundit”

    “Është me shumë rëndësi për ne të theksojmë që si në nivelin e bashkëpunimit mes parlamenteve tona, mes kuvendeve tona, marrëdhënie, bashkëpunim i cili është intensifikuar vitet e fundit dhe duhet theksuar”, thotë kryeparlamentarja shqiptare.

    Paraprakisht, ajo u takua me homologun e saj shqiptar, kryeparlamentarin e Kosovës, Glauk Konjufca, duke mbajtur një konferencë të përbashkët për media pas takimit.

     

     

     

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se premtimi i Qeverisë Kurti për ndaljen e “gjakderdhjes financiare”...
    Lajme11 Shtator 2024
    Grupi i Grave Deputete i Kuvendit të Kosovës sot do të pres në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Përmes...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka falënderuar kosovarët që u kanë qëndruar afër në sulmin e 11 shtatorit...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit anëtar në Komisionin Parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri, Hisen Berisha, e ka mirëpritur...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i jashtëm britanik, David Lammy, mbërritën në Kiev të mërkurën për një seri takimesh...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Para Kurtit, kryeparlamentarja e Shqipërisë...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale të mërkurën ka ngritur aktakuzë lidhur me sulmin terrorist në shtator të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit. Aktakuza është...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeparlamentarët e Kosovës dhe Shqipërisë, Glauk Konjufca dhe Elisa Spiropali, kanë mohuar se dy qeveritë e vendeve kanë “raporte të ngrira” në një...
    Lajme11 Shtator 2024
    Më 29 gusht është hapur afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit. Deri më tani 2 mijë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.