×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në pritjen lamtumirëse për ambasadorin e Bullgarisë: I avancuam marrëdhëniet mes shteteve, do të na mungojë

    FrontOnline
    20 Nëntor 2024

    Kryeministri Albin Kurti mori pjesë mbrëmë në pritjen lamtumirëse për ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev.

    Ai e quajti Bullgarinë vend mik të sinqertë dhe partner strategjik.

    “Gjatë viteve që kemi punuar së bashku, me përkushtimin tuaj, kemi arritur të avancojmë dhe thellojmë marrëdhëniet dypalëshe mes dy shteteve tona”, citohet të ketë thënë kryeministri.

    Zyra e Kurtit tha në një komunikatë për media se gjatë mandatit të ambasadorit Gudjev, në Kosovë janë realizuar pesë vizita të zyrtarëve bullgarë, përfshirë presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev dhe janë organizuar 21 vizita të zyrtarëve të Kosovës në Bullgari, përfshirë këtu takimin e Kurtit me kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev dhe presidentin e Bullgarisë,  Rumen Radev.

    “Teksa përmendi marrëveshjet e arritura në mes të dyja vendeve, kryeministri tha se Bullgaria ka qenë avokuese për ne sa herë që e kemi kërkuar, prandaj sinqerisht falënderojmë autoritetet përkatëse për përkushtimin e tyre të vazhdueshëm dhe të dëshmuar për Kosovën. Në veçanti falënderoi ushtarët dhe oficerët bullgarë që kanë shërbyer dhe shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it”, thotë Zyra e Kryeministrit.

    “Ambasadori Gudjev po përfundon misionin e tij diplomatik, por miqtë që ai ka bërë këtu do të zgjasin përjetë. Do të na mungojë dhe jam i sigurt se do t’i mungojë edhe Kosova. Prandaj, shpresoj të jetë mysafir i rregullt në vendin tonë, të cilin mund ta konsiderojë si shtëpinë e tij të dytë. Me këtë rast, më duhet të falënderoj jo vetëm Shkëlqesinë e Tij për gjithçka që ka bërë, por nëpërmjet tij, vendin që ai përfaqësoi në mënyrë të admirueshme në Kosovë”, ka thënë Kurti.

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme20 Nëntor 2024
    Me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve u mbajt takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve. Kryeministri i...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryetari i LDK-së dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku, nga tubimi i mbajtur në Fushë Kosovë me përkrahësit e...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Deputeti nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka komentuar lidhur me rritjen e pensioneve ku ka thënë se rritja në fjalë është...
    Të tjera
    Lajme20 Nëntor 2024
    Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andreë Bailey, i ka dërguar një letër Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismailit,...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar rritjen prej 20% të pensioneve nga Qeveria Kurti, duke potencuar se është e...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se ai mendon se Ukraina do të humbë nëse SHBA vendos të ndërpresë ndihmën e saj...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Presidenti amerikan Joe Biden ka miratuar ofrimin e minave tokësore për Ukrainën, tha një zyrtar amerikan për Reuters. Ky është një hap...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Shi, stuhi dhe madje edhe borë. Plus një rënie e ndjeshme e temperaturës. Gjermania tashmë po përjeton spektaklin e saj të parë...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Me qëllim të shënimit të 20 Nëntorit- Ditës Botërore të Fëmijëve mbahet takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.