×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në Nju-Jork pritet nga përfaqësuesit e shtetit të Kuvajtit, flasin për zhvillimet në rajon e më gjerë

    FrontOnline
    25 Shtator 2024

    Përfaqësuesi i Lartësisë së Tij Amir Sheikh Mishal Al Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, Lartësia e Tij Princi i Kurorës Sheikh Sabah Khaled Al-Hamad Al Sabah pritën kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Nju-Jork.

    Takimi u mbajt në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që mbahet aktualisht në Nju Jork të mërkurën, raporton agjencia shtetërore e lajmeve e Kuvajtit, “Kuna”.

    Gjatë takimit, thuhet se të dyja palët diskutuan për marrëdhëniet mes Kuvajtit dhe Kosovës, si dhe mënyrat e mbështetjes dhe forcimit të tyre në mënyrë që t’i shërbejnë interesit të dy vendeve dhe kombeve të tyre, krahas zhvillimeve të fundit në arenën rajonale dhe ndërkombëtare.

    Në takim morën pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Promovimit të Investimeve Direkte të Kuvajtit, Sheikh Dr. Meshal Jaber Al-Ahmad Al-Sabah, nënsekretari i Punëve të Jashtme pranë Lartësisë së Tij i Princit të Kurorës, Diwan Mazen Al-Isa dhe ndihmës ministri i Jashtëm, Bader Saleh al-Tunaib.

    Petrol Company sërish troket në dyert e Shtëpisë së Pleqve për Ramazan
    Nga Rubrika
    Lajme25 Shtator 2024
    Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku-Sadriu, ka njoftuar se shkolla "Faik Konica" në kryeqytet, nga java e ardhshme do të nisë...
    Lajme25 Shtator 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell i ngrohtë. Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, e cila...
    Lajme25 Shtator 2024
    Shefja për teknologji e kompanisë OpenAI, Mira Murati, ka njoftuar se po largohet nga kjo kompani pas gjashtë vjet e gjysmë. Murati...
    Të tjera
    Lajme25 Shtator 2024
    Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhiror që ka ndodhur sonte në Fushë Kosovë, rreth orës 20:30. Kështu ka...
    Bota/Rajoni25 Shtator 2024
    Britania ka vendosur të dërgojë trupa në Qipro që të ndihmojë në evakuimin e shtetasve të saj të bllokuar në Liban. Kryeministri...
    Lajme25 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  ne New York është takuar me Drejtoren Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, në ambientet e...
    Lajme25 Shtator 2024
    Në gjysmën e parë të vitit 2025, sistemit të stërngarkuar të burgjeve daneze do t’i bashkohet një grup zyrtarësh të burgjeve nga...
    Lajme25 Shtator 2024
    Disa trajnime të ndryshme të Policisë së Kosovës që janë kryer deri së fundmi në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane, janë anuluar ka...
    Lajme25 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Bill dhe Hillary Clinton. Aty, Osmani u takua me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.