Kryeministri Kurti në New York është takuar me kryeministrin e Lihtenshajnit, Daniel Risch.
“Ky takim në New York u zhvillua teksa në Prishtinë përfaqësues të dy qeverive po zhvillojnë raundin e katërt të diskutimeve rreth marrëveshjes për EFTA, për çka kryeministri u shpreh optimist për finalizimin e saj e që do të kontribuonte në rritjen e raporteve tona ekonomike dhe tregtare.”
ZKM ka njoftuar se Kurti e ka falënderuar Risch oër mbështetjen e Lihtenshtajnit për anëtarësimin në KiE dhe BE.
“Duke qenë përkrahëse e vazhdueshme ndaj proceseve integruese të Kosovës, kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për mbështetjen e Lihtenshtajnit për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian.”
“Në kuadër të fuqizimit të marrëdhënieve bilaterale, kryeministri Kurti dhe kryeministri Risch bashkë diskutuan edhe për mundësitë për lehtësimin e bashkëpunimit tregtar përmes eliminimit të tatimit të dyfishtë.”
ZKM bën të ditur se ky ishte takimi i parë ndërmjet dy kryeministrave.