×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Në mandatin e ri ushtrisë do t’ia ndajmë mbi 1 miliard euro, do të blejmë helikopterë Black Hawk

    FrontOnline
    26 Mars 2025

    Kryeministri në detyrë Albin Kurti ndër “sukseset” e qeverisë së tij ka radhitur investimet në fushën e mbrojtjes.

    Ai tha se investimet në armatim ishin shumëfishuar, ndërsa duke folur për mandatin e ri, ai tha se ushtrisë do t’ia ndajnë mbi 1 miliard euro.

    “Në mandatin e ri ushtrisë do t’ia ndajmë mbi 1 miliard euro, do të kemi fabrikë të municioneve dhe dronë ushtarakë Made in Kosova, pra që i prodhojmë vetë. Kemi filluar të blejmë për dallim prej më herët dhe për dallim edhe prej tani do të fillojmë të prodhojmë atë që kemi nisur ta blejmë”, tha Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

    Pavarësisht se mandati katërvjeçar i Kurtit u dominua nga paralajmërimet e SHBA-së për partneritetin me Kosovën, Kurti lavdëroi marrëdhëniet e qeverisë së tij më amerikanët.

    “Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kemi zgjeruar dhe thelluar marrëdhëniet në fushën e energjisë dhe të mbrojtjes. Grantin më të madh ndonjëherë nga SHBA e ka fituar qeveria jonë në vlerë prej 202 milionë dollarë për sistemin e baterive të energjisë elektrike. Nga bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes me SHBA-në kemi blerë sistemin raketor anti-tank Javelin dhe do të blejmë edhe helikopterët Black Hawk”./Express

    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2025
    Ish-hetuesja e Tribunalit të Hagës, Nevenka Tromp, ka theksuar se një kërkesë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale mund të ketë pasoja të...
    Lajme29 Mars 2025
    Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, i ka uruar të gjithë qytetarët dhe bashkëkombësit e besimit islam me rastin e festës së Fitër...
    Lajme29 Mars 2025
    Një qen në Prishtinë është bërë viral në media pasi incizohet duke pritur semaforin. Euroneës në Shqipëri ka publikuar videon e qenit...
    Të tjera
    Vip29 Mars 2025
    Sot është zbuluar data se kur do të mbahet finalja e “BBVA4”. Moderatori Ledion Liço ka deklaruar se me 19 prill është...
    Bota/Rajoni29 Mars 2025
    Në Zagreb një 62-vjeçare ka vrarë familjaren e saj 84-vjeçare, konfirmoi policia kroate. Vrasja ka ndodhur në një pallat në rrugën Sijeçanjska....
    Lajme29 Mars 2025
    I ftuari i radhës në podcastin “Përballje me Gazin” ishte kryetari i Organizatës së Vetëranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati. Kryetari...
    Bota/Rajoni29 Mars 2025
    Firma e inteligjencës artificiale xAI, e themeluar nga Elon Musk, ka përfunduar blerjen e platformës së mediave sociale X (ish-Twitter) për 33...
    Bota/Rajoni29 Mars 2025
    Hamasi mund të lirojë disa pengje në këmbim të një armëpushimi në Rripin e Gazës gjatë festës së Fitër Bajramit, raporton radioja...
    Lajme29 Mars 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka shtruar iftar për Myftiun e Kosovës,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.