×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Në Krushë të Madhe ndodhi një nga masa*krat më mizore nga aparati shtetëror serb

    FrontOnline
    26 Mars 2025

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar sot në 26-vjetorin e vrasjes viktimat e regjimit serb në Krushë të Madhe.

    “Në Krushë të Madhe përkujtuam një nga masakrat më mizore të kryera nga aparati shtetëror serb. Ndërmjet 25-27 mars 1999, forcat serbe vranë pamëshirshëm 155 civilë shqiptarë. Në mesin e tyre ishin edhe shtatë fëmijë e pesë gra. Njëra nga to ishte shtatzënë. Forcat e Serbisë zhdukën me dhunë 64 krushjanë, mes tyre edhe intelektualin e jashtëzakonshëm e veprimtarin e paepur Ukshin Hoti. Mbi 700 shtëpi u dogjën, bashkë me institucione fetare e kulturore”.

    Kurti shkroi edhe për krematoriumet ku u dogjën kufomat e viktimave pas vrasjes së tyre.

    “Në njërin prej dy krematoriumeve në Krushë të Madhe, gjurmët e të cilit janë ende të dukshme, forcat serbe dogjën 19 civilë të pafajshëm shqiptarë. E në krematoriumin e dytë, në shtëpinë e familjes së Nezir Durakut, u dogjën mizorisht mbi 40 civilë të tjerë”.

    “Masakra në Krushë të Madhe ishte pjesë e aktakuzës për krime lufte kundër kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Përkundër kësaj, drejtësia ende nuk ka vepruar dhe kryerësit nuk janë dënuar. Është evidente që policët dhe ushtarët e Serbisë kanë pasur urrejtje të madhe dhe plan të qartë për të kryer masakrat duke tentuar dhe zhdukjen e kufomave e gjurmëve të krimit. Zhdukjet me dhunë, rrëmbimet, djegiet dhe hedhja e kufomave në lum, e forma të tjera ҫnjerëzore të dëmtimit e zhdukjes së kufomave, janë dëshmi të qarta të këtij projekti gjenocidal”.

    Për adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës, Kurti përmendi funksionalizimin e Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

    “Kemi zhvilluar bazën ligjore të munguar për shumë vite dhe rritur kapacitetet e institucioneve për adresim efikas të tyre. Në shërbim të drejtësisë për këto krime, kemi bërë të mundur gjykimin në mungesë të kriminelëve serbë të luftës. Kemi bërë ndryshimet e nevojshme ligjore, që ata të përballen me drejtësi”.

    “Andaj, nga Krusha e Madhe bëra thirrje edhe një herë sistemit të drejtësisë në Kosovë që të trajtojë krimet e luftës me urgjencë dhe përgjegjësi morale, historike e kombëtare përveçse atë profesionale. Themeli i paqes është drejtësia për viktimat dhe ndëshkimi i kriminelëve. Lavdi 22 dëshmorëve dhe 155 martirëve nga Krusha e Madhe!”.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Mars 2025
    Bedri Hamza, kandidati për kryeministër i PDK-së, ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besitmarët myslimanë. Në një postim në...
    Lajme30 Mars 2025
    Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë. Përmes një postimi në rrjetin...
    Lajme30 Mars 2025
    Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka qenë për të bërë bajram në selinë e Bashksisë Islame të Kosovës, ku është pritur nga...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Mars 2025
    Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, hoxhë Bujar Spahiu ka uruar sot përmes një videomesazhi të gjithë besimtarët myslimanë dhe shqiptarët kudo...
    Bota/Rajoni30 Mars 2025
    Besimtarët myslimanë në botë dhe Shqipëri kremtojnë festën e Fitër Bajramit. Falja e Namazit në Tiranë është bërë në sheshin “Skënderbej”. Mijëra...
    Lajme30 Mars 2025
    Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në manifestimin qendror për festën e Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, foli edhe te...
    Lajme30 Mars 2025
    Kryeministri Albin Kurti e ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë. Ai ka thënë se ky muaj qoftë...
    Lajme30 Mars 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë. Në urimin e saj,...
    Lajme30 Mars 2025
    Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot Fitër Bajramin, festë kjo e cila shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Manifestimi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.