×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në Greqi: Me pabarazinë në rritje, gjasat për diktatura dhe fashizëm janë po ashtu në ngritje

    FrontOnline
    30 Qershor 2024

    Kryeministri Albin Kurti, po merr pjesë në edicionin e 26-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që mbahet në Greqi e ku po marrin pjesë politikanë progresistë, akademikë të shquar dhe udhëheqës organizatash ndërkombëtare.

    Në fjalën e tij në ceremoninë dhe panelin hapës të simpoziumit, ai potencoi që bota ndodhet përballë tre sfidave globale të një niveli të paprecedent: ndryshimet klimatike, pabarazia shoqërore dhe kërcënimet e sigurisë.

    Duke vënë theksin te pabarazia shoqërore, ai iu referua një studimi të vitit të kaluar të organizatës ndërkombëtare Oxfam sipas së cilës top 1 përqindëshi i më të pasurve posedon 45.6% të pasurisë globale dhe 59% të të gjitha aseteve financiare në botë.

    Sipas së njëjtës organizatë, në dekadën e fundit, ky 1% ka vënë në zotërim më shumë se gjysmën e të gjithë pasurisë së re globale.

    “Për aq kohë sa 1% i më të pasurve zotërojnë gjysmën e pasurisë globale, kam drojë që nuk do të ketë paqe të vërtetë ndërmjet shoqërive dhe njerëzve dhe as me natyrën e planetit tonë”, tha kryeministri Kurti.

    Ai foli për rëndësinë e rikthimit dhe ruajtjes së domethënies por edhe konkretizimit të ideve të mëdha të lirisë, barazisë, demokracisë dhe drejtësisë dhe për nevojën për të fituar zgjedhje demokratike në mënyrë që të ketë qeverisje demokratike.

    Kryeministri nënvizoi se një gjë e tillë nuk ka qenë më shumë e rëndësishme se sot, në 80 vjetët e fundit, qysh prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

    Me pabarazinë gjithmonë e në rritje, gjasat për diktatura dhe fashizëm janë po ashtu në ngritje, tha ai.

    Në këtë kontekst, kryeministri bëri thirrje për solidaritet më të madh për organizim më të mirë, fitore më të shumta demokratike dhe qeverisje më të gjata të progresistëve e socialdemokratëve, duke mos harruar që demokratët ndihen të kërcënuar nga lufta, kurse autokratët nga paqja.

    “Paqja që na duhet është një paqe demokratike dhe demokracia që na duhet është socialdemokracia”, përfundoi fjalën e tij kryeministri Kurti.

    Simpoziumi Ndërkombëtar SYMI është themeluar nga ish-Kryeministri i Greqisë, George Papandreou dhe organizohet në baza vjetore.

    Edicioni i këtij viti titullohet “Hyni në të ardhmen – Prometheu i lirë: Fuqia e riimagjinuar për një Demos të Paqes, Barazisë dhe Qëndrueshmërisë” (Eng: Step into the Future: “Prometheus Unbound: Power Re-imagined for a Demos of Peace, Equity and Sustainability”)./Front Online/

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Lajme02 Korrik 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është shprehur i kënaqur që e ka vizituar sot Poloninë me ftesë të presidentin polak, Andrzej Duda....
    Ekonomi02 Korrik 2024
    Ministria e Ekonomisë (ME) njofton se planifikon të zhvillojë tenderët e parë në Kosovë për energji prej erës, për një kapacitet total...
    Lajme02 Korrik 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka qenë i ftuari i radhës në Periskopi nga ku ka kritikuar Qeverinë e...
    Të tjera
    Sport02 Korrik 2024
    Milani është në bisedime me Chelsean për transferimin e Romelu Lukakut, por sipas Gazzetta dello Sport, dy lojtarë të tjerë të londinezëve janë...
    Bota/Rajoni02 Korrik 2024
    Komisioni Evropian (KE) njoftoi të hënën paketën e gjashtë të investimeve në kuadër të Planit të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor,...
    Bota/Rajoni02 Korrik 2024
    Reshjet e shiut kanë përfshirë edhe qytetin e Vlorës duke bërë që pushuesit të largohen nga plazhet. Shiu vijon të ketë intensitet...
    Lajme02 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dje në një konferencë për media ka folur për “veprimet destabilizuese të Serbisë” në vend....
    Bota/Rajoni02 Korrik 2024
    Ukraina pritet të marrë “lajme të mira” në kërkimin e saj për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore në një samit të...
    Sport02 Korrik 2024
    Holanda dhe Rumania ndeshen sot në kuadër të 1/16 të finales së Euro 2024. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.