Kryeministri Albin Kurti ka thënë se dëshiron që ura kryesore mbi lumin Ibër të jetë një urë normale.
Në një intervistë për Financial Times, ai ka theksuar se Evropa kishte rrëzuar më parë muret, e sipas tij, nuk është në rregull që të ketë këmbëngulje për një urë të mbyllur.
“Ne duam një urë normale. Një urë normale është një urë e hapur, të vetmit që gëzojnë një urë të mbyllur janë ata që ende ëndërrojnë ndarjen e Kosovës”, tha ai.
“Evropa rrëzoi muret. Nuk është në rregull të këmbëngulësh për një urë të mbyllur”, tha Kurti për Financial Times. /Klankosova