×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në Berlin përmend që s’ka fluturime komerciale Kosovë -Serbi qe 25 vjet: Kjo s’shërben pozitivisht

    FrontOnline
    14 Tetor 2024

    Kryeministri I Kosovës Albin Kurti në adresimin e tij në sesionin e dytë të Samitit të Procesit të Berlinit rreth Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, Energjinë dhe Lidhshmërinë ka folur edhe për mungesën e fluturimeve komerciale nga Serbia në Kosovë dhe anasjlletas.

    25 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, hapësira ajrore e Serbisë mbetet e mbyllur për fluturime komerciale drejt apo nga Kosova. Kjo nuk shërben pozitivisht as për marrëdhënie fqinjësore, as për adaptimin klimatik”, ka thënë Kurti.

    Një përpjekje për të vendosur linjë për fluturime ajrore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte bërë në vitin 2020 me ndërmjetësim të administratës së SHBA’së të Presidentit Trump. Kosova dhe Serbia kishin nënshkruar marrëveshje të ndara me kompaninë gjermane “Lufthansa” në ambasadën e SHBA’së në Berlin.

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e kishte quajtur fitore marrëveshjen për vendosjen e fluturimeve të drejtpërdrejta mes Kosovës dhe Serbisë.

    Trump përmes një postimi në rrjetin social Twitter, tha se marrëveshja u arrit përderisa të gjithë thoshin se ajo nuk mund të bëhej.

    “Të gjithë thoshin se nuk bëhej dot. Por, për herë të parë në një gjeneratë do të ketë fluturime të drejtpërdrejta midis Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore”, kishte shkruar Trump.

    Sidoqoftë marrëveshja nuk është zbatuar asnëjherë.

    Tutje Kurti të hënën në Berlin ka folur për ndryshimet klimatike, strategjinë e Kosovës për energjinë.

    Adresimi i plotë

    1. Jemi duke hyrë në një fazë kritike dhe të paparashikueshme të krizës klimatike në nivel global. Vetëm këtë vit, Kosova ka shënuar verën më të nxehtë ndonjëherë, me një rritje në thatësira dhe mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm. Jemi të përkushtuar ndaj politikave që sigurojnë tranzicion të drejtë kah një e ardhme e qëndrueshme.

    2. Strategjia jonë gjithëpërfshirëse e energjisë nënvizon qëllimin tonë që të bëhemi neutral ndaj karbonit (Carbon Neutral) deri në vitin 2050. Ky zotim mbështetet nga ligjet tona të reja mbi Ndryshimet Klimatike dhe Burimet e Energjisë së Ripërtëritshme, të cilat ofrojnë bazat për një politikë afatgjatë klimatike. Vitin e kaluar, kemi lansuar një pako investive të burimeve të ripërtëritshme prej 950 MË, duke përfshirë projekte konkurruese për kapacitete gjenerimi të energjisë dhe të ruajtjes së saj. Projekte të ardhshme, si ai i parkut të erës me kapacitet 150MË dhe parkut diellor me kapacitet 100MË, nënvizojnë përpjekjet tona për të diversifikuar burimet e energjisë dhe reduktuar emetimet.

    3. Ndonëse kemi rezervat e pesta më të mëdha në botë të linjitit, kemi vendosur një objektiv të qartë për të reduktuar emetimet tona të gazrave serrë prej 36% deri në vitin 2030 dhe për t’i mbajtur rezervat nëntokë. Mbetemi të përkushtuar ndaj tranzicionit të gjelbër, edhe pse nuk jemi palë në Marrëveshjen e Parisit. Ndryshimi klimatik po na ndikon tashmë edhe ne dhe nevoja për mbështetje është urgjente. Sipas Bankës Botërore, përpjekjet tona për qëndrueshmëri klimatike kërkojnë investime në vlerën prej 2.8 miliardë euro, kryesisht për infrastruktura të adaptimit për të lehtësuar rreziqe si përmbytjet, thatësirat dhe mungesën e ujit. Vetëm vitin e kaluar, dëmet e lidhura me klimën kanë arritur në vlerën prej 28.9 milionë euro, duke ndikuar te 21,500 njerëz.

    4. Pavarësisht përpjekjeve tona, vazhdojmë të jemi të përjashtuar nga mekanizma kyçe dhe shumëpalëshe për financimin klimatik. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj synimeve tona për zbutur rreziqet, por kemi nevojë për qasje në financimet klimatike botërore për të mbështetur tranzicionin tonë.

    5. Investimet substanciale janë të domosdoshme për tranzicionin e energjisë, menaxhimin e mbeturinave dhe dekarbonizimin e transportit, të cilat do të kërkojnë përafërsisht 6 miliardë euro.

    6. Digjitalizimi mundëson tranzicionin e gjelbër dhe jemi vendi me digjitalizimin më të shpejtë në rajonin tonë. Mbi 70% e kompanive të sektorit të teknologjisë eksportojnë shërbimet e veta dhe kemi 100% qasje në rrjet me brez të gjerë.

    7. 25 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, hapësira ajrore e Serbisë mbetet e mbyllur për fluturime komerciale drejt apo nga Kosova. Kjo nuk shërben pozitivisht as për marrëdhënie fqinjësore, as për adaptimin klimatik.

    Përkushtimi ynë ndaj rritjes së qëndrueshme dhe qëndrueshmërisë klimatike është i qartë. Megjithatë, qasja në financimin klimatik është vendimtare për arritjen e këtyre synimeve ambicioze. Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor duhet të na ndihmojë për të ecur drejt një tranzicioni të drejtë.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Altin Krasniqi, jurist i diplomuar dhe një personalitet i njohur në fushën juridike dhe shoqërore, ka njoftuar kandidaturën e tij për deputet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me veturë në një treg krishtlindjesh në Gjermani “Ngushëllimet e mia...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qytetin e Magdeburgut të Gjermanisë u rrit në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje diasporës që sa më shumë të aplikojnë për t’u regjistruar për votuar në...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Leo gjatë orëve të vona të natës është sqaruar me Gjestin dhe Rovenën sa i përket nominimeve. Por Gjesti i tha se...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se gjendet në një vizitë pesë ditore në Jordani në cilësinë e eskpertit...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për sulmin që u bë ndaj ambasadës së Shqipërisë në Kiev të Ukrainës. Zëdhënësi i...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm kanë filluar të lehtësohen, sipas përditësimit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.