×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti me akuza të drejtpërdrejta për vdekjen e Astrit Deharit

    FrontOnline
    05 Nëntor 2019

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka folur para qytetarëve të cilët marshuan për të kërkuar drejtësi për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

    Kurti ka bërë disa akuza publike lidhur me këtë rast, teksa ka kërkuar hetim të pavarur, të paanshëm dhe ndërkombëtar

    Ai ka dhënë një shkak për të cilin thotë se është vrarë Astrit Dehari.

    “Astriti u mbyt nga regjimi sepse s’mund të merrej në pyetje. Në Kosovë, drejtësia e sistemi është bërë vend i krimit, në rastin më të rëndë në mbytjen e Deharit”, deklaroi ai.

    “Tri vjet pa Astritin janë shumë. Janë shumë vjet, për të gjithë ne. Jemi tronditur të gjithë atë ditë kur e arrestuan Astritin. Jemi tronditur kur e akuzonin pa aktakuzë, kur e mbanin në burg pa e marrë në pyetje e kur na thanë se nuk do ta shohim më”, nis fjalimin e tij Kurti.

    Lideri i LVV-së e ka akuzuar fillimisht Drejtorin e atëhershëm të rajonit të Policisë së Pejës, për të cilin tha se ishte i pari që nisi gënjeshtrat për vdekjen e Deharit.

    Më pas, akuza drejtoi edhe në drejtim të kryeprokurorit të Prokurorisë së Shtetit, Sylë Hoxhës.

    “Në qelinë A3 të Burgut të Prizrenit, e kanë mbytur një njeri të pafajshëm. Ekspertiza ligjore qysh atëherë ka konstatuar që për 11 lloje të drogave janë zhvilluar teste, e në asnjërën prej tyre Astriti nuk ka dalë pozitiv. Ka qenë plotësisht i shëndoshë. I pari që foli atëbotë nuk ishte drejtori i burgut, as i Ministrisë së Drejtësisë, por kryepolici i rajonit të Pejës, Nexhmi Krasniqi, thua që Astriti na vdiq në rrugë. Ai gënjeu për çdo deklaratë të tij. Nëse Astriti do të lihej në liri ose në detyrim të paraqitjes në polici, prokurori do të duhej të mos ngutej”, tha ai.

    “Kryepolici i rajonit të Prizrenit, pati thënë se Astriti ka vdekur nga doza e tepërt, kryeprokurori Sylë Hoxha konstatoi se Astriti është vrarë pa u bërë hetimet, kjo tregon se edhe në polici edhe prokurori s’kemi pasur drejtësi, por ka ekzistuar një qëllim para drejtësisë. Ata patën qëllim tendencioz. Raporti i autopsisë në Prishtinë tha se shkaku i vdekjes është bllokimi i frymëmarrjes, me shishen e plastikës. Raporti nga Instituti zviceran, praktikisht e rrëzoi këtë dhe solli të reja fakte”, tha Kurti.

    Sot 3 vjet, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana shumë të dyshimta./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2025
    Deputetja e Parlamentit Finlandez, Tytti Tuppurainen, ka takuar sot presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin. Politikania finlandeze ka thënë se Kosova është shteti...
    Lajme23 Prill 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë se sot ra një tjetër përpjekje e pushtetit për ta kontrolluar...
    Lajme23 Prill 2025
    Derisa qytetarët po përballën me shtrenjtimin e rrymës për 16.1% nga vendimi i fundit nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, kryesuesi Ymer...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2025
    Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, priti sot në Shtabin e KFOR-it në Camp Film City...
    Lajme23 Prill 2025
    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) se posedon 378 mijë...
    Lajme23 Prill 2025
    Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, pas veprimeve të ndërmarra në koordinim me njësitë e rendit të Policisë së Kosovës, sipas njoftimit...
    Lajme23 Prill 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave. Në...
    Lajme23 Prill 2025
    Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila e shpalli anti-kushtetues Ligjin për Komisionin e Pavarur...
    Bota/Rajoni23 Prill 2025
    Në pranga ka rënë një 24-vjeçar nga Tirana, pasi nga kontrollet në automjet dhe në banesën e tij, policia ka sekuestruar kanabis,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.