×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti me akuza të drejtpërdrejta për vdekjen e Astrit Deharit

    FrontOnline
    05 Nëntor 2019

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka folur para qytetarëve të cilët marshuan për të kërkuar drejtësi për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

    Kurti ka bërë disa akuza publike lidhur me këtë rast, teksa ka kërkuar hetim të pavarur, të paanshëm dhe ndërkombëtar

    Ai ka dhënë një shkak për të cilin thotë se është vrarë Astrit Dehari.

    “Astriti u mbyt nga regjimi sepse s’mund të merrej në pyetje. Në Kosovë, drejtësia e sistemi është bërë vend i krimit, në rastin më të rëndë në mbytjen e Deharit”, deklaroi ai.

    “Tri vjet pa Astritin janë shumë. Janë shumë vjet, për të gjithë ne. Jemi tronditur të gjithë atë ditë kur e arrestuan Astritin. Jemi tronditur kur e akuzonin pa aktakuzë, kur e mbanin në burg pa e marrë në pyetje e kur na thanë se nuk do ta shohim më”, nis fjalimin e tij Kurti.

    Lideri i LVV-së e ka akuzuar fillimisht Drejtorin e atëhershëm të rajonit të Policisë së Pejës, për të cilin tha se ishte i pari që nisi gënjeshtrat për vdekjen e Deharit.

    Më pas, akuza drejtoi edhe në drejtim të kryeprokurorit të Prokurorisë së Shtetit, Sylë Hoxhës.

    “Në qelinë A3 të Burgut të Prizrenit, e kanë mbytur një njeri të pafajshëm. Ekspertiza ligjore qysh atëherë ka konstatuar që për 11 lloje të drogave janë zhvilluar teste, e në asnjërën prej tyre Astriti nuk ka dalë pozitiv. Ka qenë plotësisht i shëndoshë. I pari që foli atëbotë nuk ishte drejtori i burgut, as i Ministrisë së Drejtësisë, por kryepolici i rajonit të Pejës, Nexhmi Krasniqi, thua që Astriti na vdiq në rrugë. Ai gënjeu për çdo deklaratë të tij. Nëse Astriti do të lihej në liri ose në detyrim të paraqitjes në polici, prokurori do të duhej të mos ngutej”, tha ai.

    “Kryepolici i rajonit të Prizrenit, pati thënë se Astriti ka vdekur nga doza e tepërt, kryeprokurori Sylë Hoxha konstatoi se Astriti është vrarë pa u bërë hetimet, kjo tregon se edhe në polici edhe prokurori s’kemi pasur drejtësi, por ka ekzistuar një qëllim para drejtësisë. Ata patën qëllim tendencioz. Raporti i autopsisë në Prishtinë tha se shkaku i vdekjes është bllokimi i frymëmarrjes, me shishen e plastikës. Raporti nga Instituti zviceran, praktikisht e rrëzoi këtë dhe solli të reja fakte”, tha Kurti.

    Sot 3 vjet, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana shumë të dyshimta./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme06 Prill 2025
    Katër persona janë arrestuar të shtunën në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë. Kjo pasi në bagazhin e veturës së tyre (me targa...
    Lajme06 Prill 2025
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Lëbushë e Deçanit, mesditën e së shtunës. Të...
    Lajme06 Prill 2025
    Një rast i të shtënave me armë zjarri ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në fshatin Lipovec të Gjakovës....
    Të tjera
    Lajme06 Prill 2025
    Avdi Hoti, nënkryetar i Sindikatës së Policisë, është shprehur për “Front Online” se shtesat për punonjësit e Policisë janë të rregulluara me...
    Bota/Rajoni06 Prill 2025
    Të paktën 16 persona, përfshirë dy fëmijë, kanë humbur jetën që nga e mërkura mes stuhive të forta dhe përmbytjeve në Midwest...
    Lajme06 Prill 2025
    Mbrëmë në Prishtinë një person është therur me thikë. Kjo u bë e ditur nga policia e Kosovës në raportin 24 orësh....
    Lajme06 Prill 2025
    Një grua është gjetur pa shenja jete në Pejë. Lidhur me këtë rast, nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se në vendin...
    Lajme06 Prill 2025
    Në një kohë kur punonjësit e sektorëve të sigurisë dhe shërbimeve të emergjencës janë angazhuar vazhdimisht për ruajtjen e rendit dhe sigurisë,...
    Lajme06 Prill 2025
    Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është lënduar, ditën e djeshme si pasojë e shembjes së dheut, teksa po...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.