×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Mbi 400 mijë fëmijë e 60 mijë lehona përfitojnë mbështetje

    FrontOnline
    13 Nëntor 2024

    Kryeministri Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e shënimit të 10-vjetorit të grupit Respect our Rights në kuadër të së cilës bashkëbisedoi me anëtarë nga grupi. Kreu qeveritar përgëzojë këtë organizatë për rolin aktiv që luajnë për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë fëmijëve në Kosovë.

    Me ta foli për hapat që qeveria në drejtimin e tij ndërmori për të përmirësuar kushtet e jetesës për fëmijët dhe të rinjtë.

    Kreu qeveritar veçoi shtesat për fëmijët nën moshën 16 vjeçare, derisa përmendi se janë mbi 400 mijë fëmijë dhe mbi 60 mijë nëna lehona të cilat përfitojnë mbështetje çdo muaj si dhe tha se u dyfishua numri i të rinjve të punësuar.

    “Vetëm përmes platformës së punësimit, SuperPuna, për më pak se dy vite Qeveria punësoi mbi 14 mijë të rinj mes moshës 18-29 vjeç, në 9,500 biznese vendore, ku 51% prej tyre janë gra, ndërsa përmes programit Kosovo Generation Unlimited janë ofruar mundësi praktike për 3 mijë të rinj”, citon komunikata fjalët e kryeministrit në këtë ngjarje.

    Tutje ai ka treguar për mbështetjen që i kanë dhënë studentëve përmes bursave në vlerë të mbi 10 milionë eurove, prej tyre studentët që studiojnë në fushat STEM, shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë, ata elitarë, studentët me aftësi të kufizuara dhe studentët që studiojnë jashtë vendit.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka propozuar që pas zgjedhjeve të përgjithshme të bëjnë bashkëpunim me PDK-në dhe LDK-në për postin e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim ambasadoren jorezidente të Kanadasë në Kosovë, Jessica Blitt, me...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Rreth tre mijë raste të dhunës në familje janë raportuar nga korriku i vitit të kaluar deri në qershor të këtij viti....
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Reshje bore kanë filluar në qytetin e Prishtinës. Kjo është bora e parë për sivjet. Gjatë orëve të mëngjesit reshje bore ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, i drejtuar...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për nga dy muaj...
    Vip14 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri nuk ka as një muaj që është martuar. Parteri i saj, Kreshnik Gjergji, ka kohë që...
    Sport14 Nëntor 2024
    Federata Shqiptare e Futbollit është njohur me vendimin e Odise Roshit për t’u tërhequr nga Kombëtarja shqiptare, pas një karriere të gjatë...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se në platformat e 699 bankave gjermane, Republika e Kosovës do të figurojë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.