×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti mbajti video-takim me Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova

    FrontOnline
    08 Maj 2020

    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Integrimit Evropian, Blerim Reka dhe këshilltari politik Jeton Zulfaj, mbajti një video-takim me Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së, Ambasadoren Nataliya Apostolova.

    Biseda u zhvillua në pritje të shënimit të ditës së Evropës më 09, Maj me ç‘rast, kryeministri ka uruar Ambasadoren Apostolova duke rikujtuar se BE-ja është një projekt i fitores ndaj fashizmit. Më 09 maj, Deklarata e Shcuman shënon 70 vite të paqes, progresit shoqëror e njerëzor dhe bashkëpunimit nder shtetëror, duke e bërë Bashkimin Evropian një ndër projektet më të suksesshme të Evropës.

    “Duke shprehur përkushtimin e Republikës së Kosovës në kryerjen e reformave të rëndësishme për anëtarësim në BE, kryeministri ka folur edhe për situatën në të cilën ndodhemi. Ai theksoi se kriza shëndetësore me COVID-19 është menaxhuar mirë duke dëshmuar se kërkesa për gjendje të jashtëzakonshme ishte e paarsyeshme dhe ka treguar se si po hapet gradualisht ekonomia duke shtuar masat mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

    Ministri në detyrë Reka shtoi se për Republikën e Kosovës, anëtarësimi në BE mbetet orientim strategjik, dhe se këtë e kërkojnë qytetarët tanë të cilët Kosovën e shohin si pjesë të BE-së dhe që besojnë në idenë evropiane. Duke shpresuar në një vendim të shpejtë për liberalizimin e vizave, ministri në detyrë Reka uroi Ambasadoren Apostolova për Ditën e Evropës.

    Kryeministri në detyrë Kurti e falënderoi BE-në për ndihmën që kanë ofruar në menaxhimin e pandemisë dhe zotimin për ndihmë në rimëkëmbje ekonomike si dhe për rolin konstruktiv që zyra e BE-së ka luajtur në këta muaj.

    Ambasadorja Apostolova falënderoi kryeministrin për menaxhimin e pandemisë dhe ofroi ndihmën e BE-së në lidhje me planet dhe strategjinë për rimëkëmbjen ekonomike.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.