Kryeministri Albin Kurti bëri sot homazhe te Kompleksi Memorial për viktimat e familjes Berisha, ndërsa tha se ky muze është jeta jonë, e kaluar jonë traumatike.
Kurti më tej tha se e ardhmja e Republikës së Kosovës varet shumë nga kujtesa kolektive dhe se në dialogun me Serbinë çështja e të pagjeturve është prioritet.
“Nuk mund të kemi të ardhme të sigurt, paqe e qetësi derisa nuk e kemi drejtësinë, e cila jo vetëm na është vonuar, por edhe për shkak se nuk ka filluar ende”.
“Si kryeministër i ri, bashkë me presidenten në ardhje, Vjosa Osmani do të bëjmë çmos që këtyre familjeve që paguan çminim kaq të lartë për liri dhe pavarësi t’iu dalim në ndihmë të jemi përkrah tyre edhe sa i përket traumave, humbjeve e vuajtjeve që kanë përjetuar, por edhe sa i përket aktivizimit sa më të madh të madh të sistemit të drejtësisë, veçanërisht prokurorisë që kriminelët të përfundojnë prapa grilave”.
Kurti më tej tha se masakrat në Kosovë janë e vërteta e shtetit të Serbisë, janë e kaluara jonë që nuk kalon. Është përditë me neve, kur zgjohemi e çdo mbrëmje kur nuk na zë gjumi”, tha Kurti.
Ai tha se janë 547 viktima civile në komunën e Suharekës, ndërsa 80 janë ende të pagjetur.
“Serbia pas vrasjeve që kreu këtu me forcat e saj i rrëmbeu edhe kufomat dhe u përpoq të varros të vërtetën, por ajo u rishfaq në liqenet e saj nga kamionat që nuk ngeleshin dot në thellësi të ujërave”, tha Kurti./Front Online/