×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Lybeniqi paraqet gjenocidin e kryer ndaj popullsisë civile

    FrontOnline
    01 Prill 2021

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar masakrën e Lybeniqit të Pejës që ndodhi 22 vite më parë.

    Kurti thotë se Lybeniqi paraqet gjenocidin e kryer ndaj popullsisë civile. Kryeministri Kurti në shkrimin e tij thotë edhe se Serbia në përgjithësi nuk i ndjek kriminelët e në veçanti disa prej përgjegjësve i afirmon lart në politikë e në shtet.

    “Java e fundit e marsit 1999 ishte përplot me vrasje e masakra të përditshme. Avokati Bajram Kelmendi me dy djemtë në Prishtinë, Kryesindikalisti Agim Hajrizi e veprimtari i shquar Latif Berisha në Mitrovicë, masakrat në Krushë të Madhe e të Vogël, në Suharekë e në Izbicë e deri tek ajo në Lubeniq së cilës ia shënojmë përvjetorin sot. Lubeniqi paraqet gjenocidin e kryer ndaj popullsisë civile. Mbi 80 persona janë ekzekutuar në këtë vend, përfshirë këtu Muhametin e vogël vetëm 18 muajsh. Shumë krime ndaj nesh e aspak drejtësi për neve ndonëse u bënë 22 vjet që prej atëherë. Serbia në përgjithësi nuk i ndjek kriminelët e në veçanti disa prej përgjegjësve i afirmon lart në politikë e në shtet”, ka shkruar Kurti në ‘facebook’.

    Kurti tha edhe se Kosova dergjet nga pasiviteti special i prokurorëve të saj.

    “Kosova dergjet nga pasiviteti special i prokurorëve të saj dhe joefikasiteti edhe më special i gjykatësve të saj. Të paktën më 29 maj 2019 e patëm amandamentuar Kodin e Procedurës Penale për të mundësuar gjykimin dhe dënimin në mungesë të kriminelëve, por as kjo nuk po sjell rezultate sa duhet. Familjet në Kosovë vuajnë, pa adresim të së vërtetës, pa zhdëmtim, restaurim dhe rehabilitim që do t’ua sjellte sistemi i duhur i drejtësisë dhe strategjia e nevojshme e adresimit të së shkuarës”, thekson Kurit.

    I pari i Qeverisë së Kosovës, thotë se 22 vite pas luftës diskutimi mbi të kaluarën s’do të duhej të ishte në pikën ku është.

    Megjithëkëtë ai thotë se do të angazhohen që të bëjnë më të mirën për të mbyllur plagët e së kaluarës.

    “22 vite pas luftës diskutimi mbi të kaluarën s’do të duhej të ishte në pikën ku është. Megjithatë, ne do të angazhohemi e të bëjmë më të mirën që mundemi e që dijmë për të mbyllur plagët e së kaluarës. Sepse vetëm ashtu mund të shikojmë qartë dhe ecim krenar kah e ardhmja. Ndryshe jo, shkruan Kurti. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoski, foli rreth marrëveshjeve të...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Eurodeputeti estonez nga Partia Popullore Evropiane (PPE), Riho Terras, është emëruar të hënën raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE). Parlamentin Evropian...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar ndaj kryeministrit, Albin Kurti për videon e tij, ku tha se po bëhet luftë propagandistike...
    Të tjera
    Sport18 Nëntor 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës sot do të zhvillojë ndeshjen e fundit ndaj Lituanisë në stadiumin “Fadil Vokrri’. Megjithatë, Dardanët do të përballen me...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kandidati i NISMA për deputet Zafir Berisha ka reaguar pasi që kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti tha gjatë ditës së hënë se...
    Vip18 Nëntor 2024
    Banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Gresa, ka sqaruar se pse i nxori rrobat e Edit nga lavanderia, gjë që shkaktoi...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski në mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Kosovës në krye me Albin Kurtin, tha se bashkëpunimi...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ka thënë se nga 1...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski është shprehur i lumtur  për pritjen që ia bëri homologu i tij, Albin Kurti, sot...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.