Deputetja e VV-së, Tinka Kurti ka njoftuar se nuk do të kandidoj për deputete të Kuvendit të Kosovës.
Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka listën e mrekullueshme, por se ajo ka vendosur të mos jetë pjesë e kësaj liste.
“Lista e VETËVENDOSJE!-s është e mrekullueshme. Listës së cilës i prin Albin Kurti nuk mundet me qenë ndryshe. Unë nuk jam në këtë listë sepse kam vendosur të mos rikandidoj në zgjedhjet e ardhshme. Kjo nuk ma lëkund besimin e angazhimin. Mbase përkundrazi, ka me qenë më e lehtë me u angazhu në fushatë por jo për vete”, ka shkruar Kurti.
Postimi i plotë:
Lista e VETËVENDOSJE!-s është e mrekullueshme. Listës së cilës i prin Albin Kurti nuk mundet me qenë ndryshe. Unë nuk jam në këtë listë sepse kam vendosur të mos rikandidoj në zgjedhjet e ardhshme. Kjo nuk ma lëkund besimin e angazhimin. Mbase përkundrazi, ka me qenë më e lehtë me u angazhu në fushatë por jo për vete.
Një mandat i fituar në Gjykatën Kushtetuese (rasti 2019), një mandat i fituar në listën e refererendumit (zgjedhjet 2021) më kanë dhënë nder madhor e përvojë shumë të rëndësishme politike e jetësore.
Unë do ta vazhdoj angazhimin tim në VETËVENDOSJE! si anëtare e Kryesisë dhe kryesorja si aktiviste.
Kur i jam bashku Lëvizjes nuk e kam mendu të bëhem deputete por që Lëvizja të fitojë. Ai motiv vlen sot për të gjithë ne në Lëvizje, të shumtët jashtë 110 kandidatëve.
Në këto zgjedhje me mish e me shpirt VETËVENDOSJE!