Menjëherë pas zgjedhjes së Albin Kurtit si kryeministër, Policia e Kosovës është vendosur në shërbim të tij.
Për përkujdesjen e kryeministrit të ri, njësi policore janë parë duke patrulluar sot rreth kompleksit banesor në të cilin banon ai.
Organet e rendit do të vendosin masa sigurie në banesën e Kurtit për të kontrolluar hyrje-daljet aty.
Kjo është një praktikë e zakonshme e organeve të rendit në raport me liderët e lartë shtetërorë.