×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Kosova në NATO, çështje urgjente – Shqipërinë besojmë e kemi në krah

    FrontOnline
    20 Dhjetor 2024

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova dhe Shqipëria, të dyja janë mbështetëse të proceseve integruese dhe euroatlantike.

    Në seancën e përbashkët të të dyja parlamenteve, ai është shprehur se Kosova po avancon në rrugën e anëtarësimit për në BE.

    “Shqipëria dhe Kosova synojnë të jenë anëtare të denja të familjes euroatlantike dhe po marrin përgjegjësinë që u takon me anëtarësimin në BE dhe në NATO. Pakicat kombëtare në Kosovë dhe te shqiptarët në përgjithësi janë bashkë me ne sepse ne jemi respektues dhe përgjegjshëm ndaj tyre. Kosova dhe Shqipëria besojnë në të drejta të njeriut, janë kontribuuese të paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, prandaj janë edhe mbështetës të fuqishëm të proceseve integruese euroatlantike”.

    “Neve në Kosovë na gëzon fakti se Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe vend kandidat i BE-së. Kosova ka dorëzuar aplikimin për t’u bërë anëtare e BE-së dhe po avancon në këtë drejtim për aq sa lejon situata ku ajo ndodhet kryesisht për shkak të refuzimit agresiv të Serbisë për të na njohur si shtet, por edhe për shkak të mosnjohjes së pesë vendeve në BE”, ka thënë Kurti.

    Kurti ka thënë se Kosova nuk duhet të anëtarësohet në NATO pse nuk është mjaftueshëm e fortë, por sipas tij, do të anëtarësohet në NATO për shkak se do të bëhet gjithnjë më e fortë.

    “Nga NATO-ja të përfitojmë sepse edhe do të kontribuojmë. Agresioni në Ukrainë, rindezja e konflikteve në Lindjen e Mesme, sulmet terroriste ndaj Kosovës, ai në Banjskë dhe ky i fundit në kanalin e Ibër-Lepenc, që vijnë nga e njëjta adresë që është Serbia, nëse nuk është Serbia janë bashkë edhe Serbia edhe Rusia”.

    “E kanë bërë këtë çështje urgjente, pra anëtarësimin e Kosovës në NATO. Forca e Sigurisë së Kosovës është në lartësinë e detyrës që e kërkojnë standardet e aleancës dhe ne besojmë se Shqipërinë e kemi në krah të përpjekjeve tona për të tejkaluar pengesat politike ndaj anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë”, ka thënë Kurti.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim kryeministrin Edi Rama në ndërtesën e Qeverisë. Takimi i tyre mbahet pas mbledhjes së përbashkët...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Pjesëmarrës të dy kuvendeve Kosovë-Shqipëri, kanë miratuar sot deklaratën e përbashkët të të dyjave vendeve, e cila për bashkon synimet dhe aspiratat...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, gjatë takimit me 150 bizneset më të mëdha në Kosovë, ka deklaruar...
    Të tjera
    Front TV20 Dhjetor 2024
    Derisa kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, po fliste në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Edi Rama e ftoj një zyrtarë të tij duke...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dhënë kritika të ashpra në drejtim të Qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti, gjatë fjalës së tij...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e përbashkët të kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, ka thënë se të dyja shtetet kanë shumë punë...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në fjalimin e tij, ka dhënë kritika të ashpra në drejtim të Qeverisë dhe kryeministrit, Albin Kurti....
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për Hashim Thaçin dhe krerët e UÇK-së në Hagë. Fjalimin e tij ai e bëri...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani në seancën e përbashkët mes kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë ka folur për integrimin evropian të vendit. Para të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.