×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kurti: Kosova do t’i fuqizojë raportet me Turqinë në dy fusha

    FrontOnline
    03 Qershor 2024

    Kryeministri Albin Kurti në Forumin e parë Ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë ka çmuar raportin me këtë shet mik, teksa ka shpalosur të arriturat ekonomike të vendit.

    Kurti ka theksuar se marrëdhëniet mes dy kombeve kanë rrënjët në respekt të thellë dhe vazhdojnë edhe më tej të krijojnë mundësi të bashkëpunimit.

    “Turqia ishte një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, duke treguar marrëdhëniet e veçanta mes dy vendeve. Ky është një testament i angazhimit të Turqisë”, tha Kurti.

    Ai ka përmendur rritjen e dyfishtë të investimeve ekonomike, faktin që Kosova ka borxhin publik më të ulët dhe e ka cilësuar vendin të pozicionuar në “zemër të Ballkanit si udhëkryq mes Evropës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut”.

    “Ka dhjetëra kompani në Turqi që janë nga Kosova. Duke qenë pjesë e asociacioneve dhe bashkëpunimeve të ndryshme që edhe Kosova u ofron investitorëve turq”, deklaroi ai.

    Në fjalimin e tij Kurti ka përmendur Sami Frashërin, shkrimtarin e njohur shqiptar i cili zhvilloi veprimtarinë e tij në Turqi, duke e marrë si referencë për formimin e një klubi futbollistik.

    Ministri i Tregtisë i Turqisë, Omer Bolat, ka theksuar se bashkëpunimi me Kosovën do të vazhdojnë gjatë.

    Bolati ka thënë se raportet tregtare mes dy vendeve do të rriten dhe shpreson se do të arrihet në vlerën një miliard euro.

    “Përparimi tregtar mes Kosovës dhe Turqisë ka vazhduar të kontribuojë për dy vendet. Prandaj Turqia e njeh sovranitetin dhe integritetin e Kosovës. Stabiliteti i Kosovës do të thotë stabilitet i Ballkanit Perëndimor”, tha ai. /rtk

    Nga Rubrika
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Sekretari Organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, i ka reaguar ministrit të Mbrojtjes së Kosovës i cili ka...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    N.P “Termokos” SH.A njofton se 60.3% e konsumatorëve të saj kanë pranuar  fatura më të ulëta të energjisë termike përmes sistemit të ri...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e fundit të Qeverisë për këtë vit, ka zgjedhur që të flasë për...
    Të tjera
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ditëve të fundit shumica e vendeve në Kosovë po përballen me mungesë të energjisë elektrike. Lidhur me këtë në mbledhje të qeverisë...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se është e pasaktë që të lidhet subvencionimi i pajisjeve efiçiente me ngritjen e ngarkesës në...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka shprehur mirënjohje të madhe për gazetarët e Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Hamza...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka përfunduar sot zyrtarisht mandatin e tij trevjeçar, duke mbajtur takimin e fundit...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Përfaqësuesi i KOSTT-it, Evetar Zeqiri, pas një takimi me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se nuk ka mungesë të energjisë...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Edmond Lajçi është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukellës në muajin prill të këtij viti...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.