Ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca dhe kryeministri, Albin Kurti, kanë bërë homazhe në objektin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, për artistin Rasim Thaçi-Cima.
Bashkë me Konjufcën e Kurtin, ka qenë edhe Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku.
Kurti ka thënë se Cima humorin e tij e shtonte kudo dhe tërë kohën e ndante me të tjerët.
Kurse, Konjufcau shpreh se Cima ka qenë pjesë e pandashme e çdo familje kosovare, me video-kastetat e vitit të ri.
Sipas tij, kujtimi për artistin Rasim Thaçi-Cima do të jetë i përhershëm.
Të tretë kanë shkruar në librin e kujtimeve.
Ndryshe, Cima do të varroset sot në varrezat e fshatit Vukovc të Drenasit. Cermonia e varrimit do të mbahet prej orës 13:00. Lajmin e kanë bërë të ditur edhe familjarë të humoristit./Front Online/