×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti kërkon presion ndaj Serbisë për të zbardhur kri*met e luf*tës

    FrontOnline
    27 Prill 2025

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar që të rritet presioni ndaj Serbisë për hapjen e arkivave dhe zbardhjen e të vërtetës për krimet e luftës të kryera në Kosovë.

    Ai theksoi se kjo është e nevojshme për të sjellë drejtësi dhe ndëshkuar përgjegjësit për gjenocidin që ndodhi në Kosovë.

    “Është e domosdoshme këmbëngulësia dhe efikasiteti i sistemit tonë të drejtësisë, por gjithashtu edhe mbështetja ndërkombëtare për këto krime të pazbardhura, të cilat kërkojnë përgjigje sa më parë. Sot e gjithnjë u bëj thirrje ndërkombëtarëve që ta rrisin presionin ndaj Serbisë për të vërteten e këtyre krimeve duke hapur arkivat, e për të vënë drejtësi duke dënuar përgjegjësit politikë e ushtarakë për gjenocidin e kryer në Kosovë”, ka thënë ai.

    Në një postim në Facebook, Kurti përkujtoi masakrën e 27 prillit 1999 në Mejë dhe Korenicë, ku 376 civilë shqiptarë u vranë nga forcat serbe. Trupat e viktimave u fshehën dhe u rivarrosën në disa varreza masive, duke përfshirë Serbinë.

    Kurti gjithashtu theksoi tragjedinë e Pashke Krasniqi Markaj, nënës që humbi dy djemtë e saj dhe që dogji veten për të shprehur dhimbjen për humbjen e tyre. Ai nënvizoi se jo vetëm personat e zhdukur, por edhe familjet e tyre, janë viktima të krimit që ende kërkon drejtësi.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2025
    Me një grup prej mbi 50 personash, përfshirë pjesëtarë të Divizionit Malor të Ushtrisë Gjermane që shërbejnë në KFOR, ambasadori gjerman në...
    Lajme31 Maj 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një intervistë për televizionin A2CNN në Shqipëri me datën 27 maj, kishte deklaruar se 70 %...
    Lajme31 Maj 2025
    Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka kritikuar mënyrën e organizimit të votimit për komisionin e fshehtë, duke e quajtur atë të jashtëligjshëm...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2025
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur sot në kryeqytet Këshillin e Gruas së kësaj partie, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i saj Albin...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin Korschenbroich të Gjermanisë këtë të shtunë. Sipas raportimeve të DË, një aeroplan i vogël...
    Lajme31 Maj 2025
    PrishtinaTicket nga muaji mars ka hapu fluturimet direkte për në Göteborg nga Prishtina – çdo të mërkurë dhe të shtunë! Ky qytet...
    Lajme31 Maj 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, me disa ushtarë të KFOR-it nga disa vende të ndryshme dhe me alpinisten kosovare me...
    Sport31 Maj 2025
    Atletico Madrid po afron drejt arritjes së një marrëveshjeje për të mbajtur në ekip Clement Lenglet, i huazuar nga Barcelona, para FIFA...
    Vip31 Maj 2025
    Elgit Doda dhe Klea Huta janë konsideruar për vite me radhë një nga çiftet më të dashur dhe më të admiruar të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.