×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

    FrontOnline
    30 Janar 2025

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot mori pjesë në konferencën me temën “Qëndrueshmëria Kombëtare – Sfidat dhe Rruga Përpara”, organizuar nga Ministria e Mbrojtjes me synimin e ndarjes së praktikave më të mira dhe forcimit të bashkëpunimit në përballimin e sfidave të përbashkëta.

    Në fjalën e tij, kryeministri theksoi se qëndrueshmëria dhe gatishmëria janë domosdoshmëri shtetërore dhe kombëtare.

    “Qëndrueshmëria është aftësia jonë për të parashikuar, përballuar dhe rimëkëmbur nga çdo goditje, qofshin ato fatkeqësi natyrore, akte të qëllimshme kundër infrastrukturës kritike apo sfida të tjera që vënë në rrezik qytetarët e Republikës dhe sovranitetin e shtetit. Kjo nënkupton jo vetëm reagimin, por edhe përgatitjen për çdo situatë të mundshme, duke minimizuar rreziqet dhe maksimizuar mbrojtjen e burimeve tona jetike”, deklaroi ai.

    Për këtë aspekt, gjatë viteve të fundit, janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të forcuar Qëndrueshmërinë tonë Kombëtare, sikurse përgatitja e hartimit të draft konceptit dhe më pas miratimi i tij në Qeveri në shtator të vitit të kaluar, investimi në infrastrukturën strategjike, përmirësimi i sistemeve të energjisë së rinovueshme dhe ngritja e kapaciteteve për reagimin emergjent ndaj krizave.

    “Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë, nëpërmjet blerjeve të qëndrueshme ushtarake, kemi rritur jo vetëm gatishmërinë tonë për të mbrojtur integritetin dhe sigurinë e vendit, por edhe aftësinë për të parandaluar dhe rimëkëmbur nga çdo goditje. E në këtë aspekt besoj që qëndrueshmëria jonë kombëtare ka traditë të thellë historike, pra ajo çfarë duhet të bëjmë në shekullin XXI-të dhe posaçërisht në këtë dekadë është që këtë qëndrueshmëri tonën kombëtare ta përshtatim për avancimet tona të jashtëzakonshme teknologjike të shekullit XXI dhe sidomos institucionet e shtetit të jenë të sinkronizuara edhe karshi sfidave por edhe përbrenda me njëra tjetrën.” shtoi kryeministri.

    Republika e Kosovës vazhdon që të gjitha përpjekjet e saj t’i bashkërendojë e t’i bëjë këmbëngulëse në drejtim të anëtarësimit në NATO. Ashtu sikurse aleatët e NATO-s, kryeministri tha se u jemi përkushtuar shtatë kërkesave bazë për Qëndrueshmërinë kombëtare duke i inkorporuar këto kërkesa në Planin e Reagimit Kombëtar.

    Kryeministri Kurti tha se do të fuqizohen edhe më shumë katër shtyllat kyçe të qëndrueshmërisë: parandalimin, gatishmërinë, reagimin dhe rimëkëmbjen nga goditjet.

    “Do të sigurohemi që të gjithë qytetarët tanë të kenë qasje në burime, trajnime dhe mbështetje për të ndërtuar kapacitete lokale qëndrueshmërie. Për ne, një shoqëri e qëndrueshme është ajo që kujdeset për të gjithë – pa lënë askënd prapa”. përfundoi kryeministri.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Shkurt 2025
    Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se të gjithë deputetët që kalojnë nga opozita tek partia në pushtet apo partia që më së...
    Lajme21 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se të premten në mbrëmje ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për...
    Lajme21 Shkurt 2025
    Në Qeverinë e Kosovës dhe në sheshin kryesor të Prishtinës, vitet e fundit janë hequr kamerat e kontestueshme të prodhimit kinez, të sanksionuara nga...
    Të tjera
    Lajme21 Shkurt 2025
    Gjykata Supreme e Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-zyrtarit të gjykatës, Ferid Abazi. Në telegramin e ngushëllimeve drejtuar familjes Abazi...
    Vip21 Shkurt 2025
    Pas zbulimit të pakove të cigareve të fshehura nga Vserlo, situata në shtëpinë e Big Brother VIP Albania mori një kthesë interesante....
    Lajme21 Shkurt 2025
    Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Administratës Publike nga partia ZNAM, Goran...
    Lajme21 Shkurt 2025
    Analisti politik, Halil Matoshi ka shprehur dyshime lidhur me mundësinë e një koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe NISMA-së. Matoshi tha për “Front...
    Lajme21 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me procesimin e të dhënave nga numërimi i votave të kandidatëve për deputet. Në përditësimin e...
    Bota/Rajoni21 Shkurt 2025
    Sali Berisha ka pozuar me një kapele kaubojsi, që e ka marrë dhuratë nga një shqiptaro-amerikan nga Teksasi, Lodovik Tetaj. “Sherifi i...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.