×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Ka ardhur koha që BE-ja të bëjë hapa konkretë për rrugën evropiane të Kosovës

    FrontOnline
    19 Shtator 2024

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se integrimi evropian mbetet objektivi parësor i Kosovës.

    Në diskutimin “Kosova dhe BE-ja: Dinamikat dhe perspektiva aktuale” që u mbajt në Qendrën Evropiane për Politika (EPC), ai foli për rrugëtimin evropian të Kosovës.

    Kurti u shpreh se vendi në vazhdimësi ka dëshmuar përkushtimin ndaj vlerave evropiane dhe demokratike dhe përafrimin me politikën e jashtme të BE-së, andaj ka ardhur koha që edhe BE-ja të bëjë hapa konkretë dhe marrë vendime të rëndësishme në lidhje me rrugën evropiane të Kosovës.

    “Të tilla janë njohja nga ana e pesë shteteve mosnjohëse të Bashkimit Evropian dhe marrja e statusit të vendit kandidat dhe pyetësorin për anëtarësim”, thuhet në njoftim.

    Ai tha se Kosova ka arritur nivelin e zbatimit të Agjendës për Reformat Evropiane (ERA II) në mbi 70%, e gjithashtu Programi Kombëtar për Integrimin Evropian, i fokusuar në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), ka pasur një normë vjetore zbatimi që i kalon 60%. Në tre vitet e fundit, ne kemi adresuar e zbatuar me sukses reforma të shumta të vonuara prej kohësh, të cilat ishin rekomandime të kahershme e në mënyrë të përsëritur nga BE-ja që nga viti 2012.

    Kryeministri theksoi rëndësinë e iniciativës së BE-së për Planin e Rritjes, e për të cilën Kosova është përkushtuar maksimalisht duke qenë ndër vendet e para e cila ka dorëzuar dhe Agjendën e Reformave.

    Pas fjalës hyrëse, Kurti iu bashkëngjit diskutimit me të pranishmit, nën moderimin e analistes së politikave në EPC, Berta Lopez Domenech. Kurti këtu mori pjesë pas përfundimit të drekës së punës që e pati me liderët e tjerë të shteteve të Ballkanit Perëndimor me ftesë të presidentes të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Lajme19 Shtator 2024
    Dy persona janë lënduar në një shtëpi në Mitrovicë, pasi dyshohet se ka shpërthyer një bombolë gazi. Këtë për media e ka...
    Lajme19 Shtator 2024
    Ish-diplomati serb, Nebojsha Vujoviq, tha se Kosova është histori e mbyllur dhe se ajo që u shpëtua në luftë humbi në paqe....
    Lajme19 Shtator 2024
    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se mbi 21 ton peshk i llojit Merlic nuk i kanë lejuar të...
    Të tjera
    Lajme19 Shtator 2024
    Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ndër të tjera ka folur për zgjedhjet. Ai...
    Lajme19 Shtator 2024
    Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për veprimet e ndërmarra në veri të vendit. Ai në “Five”...
    Lajme19 Shtator 2024
    Deputeti tjetër nga “Lista Guxo”, Burim Meta ka folur për “Front Online” lidhur me çështjen e zëvendësimit të emrave të prindërve nga...
    Bota/Rajoni19 Shtator 2024
    Një modele gjeorgjiane, e njohur si transgjinore është vrarë, thanë zyrtarët lokalë, një ditë pasi qeveria miratoi legjislacionin që do të vendosë...
    Lajme19 Shtator 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka dalë me një shkrim pas aksionit simbolik te ura e Ibrit në Mitrovicë. Në rrjetin...
    Lajme19 Shtator 2024
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ka kritikuar politikat e mëparshme të qeverive të kaluara lidhur me hapjen e urës së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.