Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojë edhe me presidentin e zgjedhur, Donald Trump.
Para mediave, i pari i qeverisë shton se Kosova bashkëpunon me ShBA-të në mënyrë të pazëvendësueshme dhe me përkushtim e seriozitet.
“Ne bashkëpunojmë më ShBA në mënyrë të pazëvendësueshëm dhe me gjithë përkushtimin de seriozitet tonë, presidenti i ardhshëm në një letër urimi që pati dërguar një pararendësi, para nesh, pat vendosur në thelb njohje reciproke si diçka qendrore midis raporteve Kosovë dhe Serbi, dhe jemi më të interesuar këtë bashkëpunim dhe ta zgjerojmë”, tha Kurti.
Po ashtu, ai shprehet se Kosova do të bashkëpunojë me çdo administratë amerikane.