×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti i rriti pagat, Haradinaj e quan të “turpshme”: S’duhet të ketë pagë nën 1 mijë euro

    FrontOnline
    29 Tetor 2024

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave në sektorin publik.

    Ai e ka quajtur rritjen e pagave si të “turpshme” dhe ka theksuar se pagat në vend nuk duhet të jenë më të ulëta se 1,000 euro.

    “E turpshme me vepru kështu. Besoj që shumë të punësuar në sektor publik do të dinë më ia kthy të njëjtin poshtrim që ky ua bën më këto. Pastaj shikoni si mashtrimi i tij, thotë 55 euro tani, në janar edhe thotë 11- euro në Korrik, në fakt nuk është 110 euro por edhe 55 euro të tjera. Rritja e pagave duhet të ndodh në sektorin publik, duhet të jetë kredibile. Koeficienti duhet të rritet i tillë, pra që mos me mbetet pagë nën 1 mijë euro. S’mund të vazhdojmë më një qasje që me kursye tek të punësuarit”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus.

    Kritika e Haradinajt vjen pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti, i cili njoftoi se rritja e pagave do të jetë 55 euro që nga janari i vitit 2025. Ai ka shtuar se rritja e dytë e pagave për 55 euro të tjera do të bëhet edhe verën e ardhshme.

    Haradinaj e përshkroi rritjen e pagave si një lëvizje të bërë në panik, duke theksuar se kjo ndodhi për shkak të rënies së popullaritetit të Kurtit.

    “Që në vitin e parë të ardhjes së kësaj qeverie, ka pas bazë, të paktën për shumën që ky e quan rritje, ka mund me i rritë nga 110 euro. Se ka pasur buxhet, s’ka pas asnjë problem. Në fakt unë mendoj që i urren të punësuarit në sektorin publik. Ky i konsideron diçka e keqe, e keni parë sjelljen e tij me sindikatat, me policinë. Si i ka trajtuar ata kur kanë pasur kërkesa, si i ka trajtuar mësimdhënësit. Mirëpo këtë lëvizje e ka bërë në panik. Se edhe shihet që nuk është mirë e ndërtuar. Në panik ët rënies së popullaritetit të tij”, ka shtuar Haradinaj.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, me ç’rast theksoi se përfaqësimi ndërkombëtar...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, në një intervistë u shpreh i bindur se ndryshimi politik do të ndodh më 8...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës arrestoi dy zyrtarë të Komunës së Graçanicës nën akuzat për keqpërdorim të detyrës dhe marrje ryshfeti, pasi dyshohet se...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Idriz Vehapi kandidat për deputet në Kuvendin Kosovës nga radhët e PDK-së, ka njoftuar për takimin e radhës. Përmes një shkrimi në...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Gili dhe Redoni, nënë e bir, që u futën në edicionin e katërt të “Big Brother Vip Albania” si një banor i...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës. Ky afat, i hapur në fund të gushtit, u shty deri më 26...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë së Kosovës....
    Vip26 Dhjetor 2024
    Drenusha nuk e ka lë Gjestin që të fle. Ajo i shkoi atij te shtrati me tigan në dorë, duke i kërcitur....
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi studentë bursistë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.