×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Kurti i quan “emisione humoristike” premtimet e Abdixhikut dhe Haradinajt

    FrontOnline
    30 Tetor 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka quajtur “emisione humoristike” premtimet e liderëve opozitarë për rritjen e pagave.

    Në mbledhjen e Qeverisë për projektbuxhetin për vitin 2025, kreu i ekzekutivit tha se premtimet e liderëve opozitarë për pagat ngjasojnë me emisione humoristike, ndërsa vendimet e qeverisë së tij i ka quajtur pasojë të “qeverisjes së përgjegjshme”.

    Pasi prezantoi buxhetin për vitin 2025, Kurti tha se buxheti i sapo propozuar do të jetë i pari i mandatit të dytë të qeverisë së tij, ndonëse zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt.

    “Ky do të jetë buxheti i katërt për këtë mandat, por i pari për këtë mandat që po na pret. Ndërkohë për shkak se zgjedhjet tashmë po afrohen, po dëgjojmë edhe shumë premtime boshe opozitare si kundër vlerë e vendimeve të mira qeveritare. Mirëpo, për një gjë duhet të jemi të sigurt se emisionet humoristike dhe qeverisja e përgjegjshme nuk duhet të ngatërrohen”, tha Kurti.

    Kurti tha se buxheti i propozuar për vitin 2025 është 3.6 miliard euro, apo 9 për qind më i lartë sesa viti paraprak. Ai ka premtuar rritje të buxhetit për ushtrinë dhe për komunat.

    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2025
    Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku mund të ketë reshje të izoluara shiu në zona të caktuara,...
    Lajme07 Maj 2025
    Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Ferizaj, në bashkëpunim me Njësinë për Reagim të Shpejtë, Stacionin...
    Lajme07 Maj 2025
    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij nuk është shkaktare për mundësinë e...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2025
    Opinionisti Azdren Shala tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk do partneritet, po do argat për me t’ia vazhduar qeverisjen Sipas...
    Sport07 Maj 2025
    Skuadra e Trepçës ka arritur të rikthehet fuqishëm në serinë finale të Play Off-it të Superligës së Kosovës në basketboll, duke e...
    Vip07 Maj 2025
    Georgina Rodriguez, partnerja e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo, ishte një nga shumë yjet që parakaluan në tapetin e kuq të Met...
    Lajme07 Maj 2025
    Një 17-vjeçar është arrestuar të enjten në fshatin Rapç të Dragashit, në një manifestim tradicional ku morën pjesë mijëra qytetar nga kjo...
    Lajme07 Maj 2025
    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka theksuar se një nga opsionet për të zhbllokuar situatën politike është...
    Bota/Rajoni07 Maj 2025
    “Shtetet e Bashkuara dhe Evropa janë “në të njëjtën anë” pavarësisht dallimeve të tyre dhe aleanca duhet të “evoluojë” përballë sfidave të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.