×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Kurti i përgjigjet Prokurorisë Speciale: S’mund të merrem përditë me këtë çështje, jam i hapur të dëshmoj në Kryeministri

    FrontOnline
    24 Dhjetor 2024

    Kryeministri Albin Kurti në konferencën e sotme për media është pyetur nëse ka pasë edhe raste të tjera kur Prokuroria ka shkuar në zyrën e kryeministrit për të intervistuar një kryeministër. Kurti tha se ai s’mund t’i thotë me datë këto raste, por ai tha se e dinë këshilltarët e tij ligjorë, Ministria e Drejtësisë e “më së miri” vetë Prokuroria.

    Kurti tha se ka vullnet e interesim që të japë deklaratën e tij si dëshmitar, por se nuk mund të merret përditë me këtë çështje.

    “Ekziston komunikimi ndërmjet Kryeministrisë dhe Prokurorisë edhe t’u them të drejtën nuk mund të merrem paradite, masdite, përditë me këtë çështje. Unë do të merrem atëherë kur do të vijnë në Kryeministri të më intervistojnë si dëshmitar. Jam i hapur, i gatshëm, i vullnetshëm e interesuar që në Kryeministri ta jap deklaratën time si dëshmitar siç kanë kërkuar. Por, meqenëse kjo gjë është bërë edhe në të kaluarën e ekzistojnë konfirmimet për këtë edhe në Kryeministri, e di edhe vetë Prokuroria, atëherë unë kam ofruar disa orare se kur kjo do mund të bëhej dhe po pres që me këtë çështje të merrem pikërisht duke dëshmuar e jo duke deklaruar mbi dëshminë, e cila nuk po ndodh”.

    “Prokuroria e di mirë se për çfarë rastesh bëhet fjalë. Datat edhe rastet nuk është që unë i kam shumë të qarta, por këshilltarët e mi e Ministria e Drejtësisë i dinë. Por edhe prokuroria e di më mirë se të gjithë ne së bashku”.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Prill 2025
    Raportohet se është arrestuar edhe një person tjetër si i dyshuar për rastin e kultivimit të drogës në Sferkë të Klinës. Shkelqim...
    Lajme05 Prill 2025
    Qytetarët s`po përballen vetëm me çmim të lartë të energjisë elektrike. Çmimet e produkteve thonë se janë bërë të papërballueshme, bazuar në...
    Lajme05 Prill 2025
    Një prishje e kabllit 20kV në Daljen Rezonanca të Prishtinës ka lënë pa energji elektrike një pjesë të konsumatorëve në kryeqytet gjatë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Kina ka marrë masa dhe do të vazhdojë të veprojë kështu, duke thënë se do të mbrojë sovranitetin e vet, sigurinë dhe...
    Lajme05 Prill 2025
    Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka udhëtuar drejt Tiranës ku edhe është takuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Ahmeti ka njoftuar...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka uruar sot 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO më 5 prill të vitit...
    Lajme05 Prill 2025
    Çmimet e naftës ranë këto dit mes shqetësimeve se lufta tregtare e nisur nga presidenti Donald Trump do të ngadalësojë ekonominë botërore...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Numri i të vdekurve nga tërmeti i madh në Mianmar ka shkuar në mbi 3,300 teksa Kombet e Bashkuara bënë sërish thirrje...
    Lajme05 Prill 2025
    Republika e Kosovës është bërë zyrtarisht shtet mbështetës i Kodit të Praktikave për Shtetet në kuadër të Procesit Pall Mall, një iniciativë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.